VIDEO SYRI TV/ Gjermania thirrje për mbrojtjen e të dhënave, Zingraf: Ligje strikte për to

15:01, 15/06/2022

Në ditën e tretë të Konferencës për Antikorrupsionin, ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf bëri thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve përmes një kornize strikte ligjore. Ai tha se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë pa kompromise, duke shtuar se kjo është prioritet për Gjermaninë. Të njëjtën thirrje, bëri një ditë më parë, edhe zv/shefi i delegacionit të Be, Jean-Baptiste Le Bras

Nga SYRI TV

Në një linjë me përfaqësuesin e lartë të BE në Shqipëri, Jean Baptisë Le Bras, edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, bëri thirrje për një kornizë të fortë ligjore për mbrojten e të dhënave personale të qytetarëve. Në dtën e tretë të Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit, Zingraf ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave, si dhë për vonesën e zbatimit të qeverisjes elektronike.

Në fjalën e tij, ambasadori Zingraf, theksoi se Lufta pa kompromis kundër korrupsionit në Shqipëri, është prioritet për Gjermaninë.

Një ditë më parë, po nga kjo konferencë, edhe zv shefi i seksionit politik të delegacionit të BE në Shqipëri, Le Bras. kërkoi mbrojtjen e të dhënave personale me ligj, duke argumentuar se me rastet e fundit të rrjedhjes së të dhënave kjo është më e nevojshme se kurrë.

Por ndërsa diplomatët ngrenë shqetësimin për këtë skandal, kreu i qeverisë Edi Rama, kërkon ta legjitimojë. Disa javë më parë, ai propozoi të publikohen listapagesa e qytetarëve një herë në vit, propozim që nuk gjen mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco