'Dhunë psikologjike ndaj gruas me urdhër mbrojtje', arrestohet 67 vjeçari në Gjirokastër

'Dhunë psikologjike ndaj gruas me urdhër mbrojtje', arrestohet 67 vjeçari në Gjirokastër

12:08, 15/06/2022

Një 67 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila ka urdhër mbrojtje nga gjykata.

Njoftimi i policisë/ Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 67 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. B., 61 vjeçe, se shtetasi S. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco