Eduart Halimi: Harta e re gjyqësore do të shtojë kostot për avokatët dhe qytetarët, cenon qasjen ne drejtësi

Eduart Halimi: Harta e re gjyqësore do të shtojë kostot për avokatët dhe qytetarët, cenon qasjen ne drejtësi

08:28, 15/06/2022

Në “Ora e Betit”, ish-ministri i drejtësisë Eduart Halimi u shpreh se qytetarët dhe avokatët e kanë legjitim shqetësimin për hartën e re gjyqësore.

Ai tha se mbyllja e kaq shumë gjykatave do të rëndojnë tarifat e avokatëve dhe në xhepat e qytetarëve pasi duhet të paguajnë më shumë.

Halimi: Avokatët dhe shqetësimi i tyre është legjitim sepse ata dhe qytetarët duhet të dinë pse po ndodh një proces i tillë. Është fakt që me hartën e re gjyqësore, mbyllen 9 gjykata dhe prokurori në 9 qytete të venit. Shkrirja e 5 gjykata e apelit dhe përqendrimi në Tiranë rrit kostot për qytetarët dhe avokatët.

Nëse mbyllet në Përmet një studio ligjore do të ngelin pa punë avokatët dhe për të shkuar në Gjirokastër avokatit i duhen shumë shpenzime dhe do të shkojnë të paguhen te qytetari. Qytetarët nuk do të shkojnë më në gjykatë dhe do tu privohet aksesi në drejtësi. Prandaj shqetësimi është tejet legjitim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco