Kush do të jetë Presidenti i Shqipërisë nuk e vendos Parlamenti shqiptar kukull, por ai i vërtetë grek!

Kush do të jetë Presidenti i Shqipërisë nuk e vendos Parlamenti shqiptar kukull, por ai i vërtetë grek!

21:54, 30/05/2022

Nga Altin Goxhaj

Që nga lashtësia e deri më sot, për herë të parë Presidentin e Shqipërisë e cakton Greqia!

E kanë kuptuar grekët e Kalit të Trojës që nuk duhet të harxhoheshin me luftë për të na marrë territore tokësore dhe detare, qëndra arkeologjike dhe popullsi!

Mjafton të bënin atë që bënë dikur me ndihmën e fuqive të mëdha, dmth pazar me to, dhe tashmë me pazarin 30-vjeçar që kanë me Mafien Ndërkombëtare Soros më së fundi Deti Jon si fillim bëhet i tyri dhe më pas Shqipëria e Jugut e braktisur nga shqiptarët!

Sepse ne nuk kemi në krye një qeveri dhe pushtet shqiptar, por jemi të pushtuar nga një 'Kalë Troje' Sorosian, një Qeveri Kuislinge të pjellë nga orgjia dylberiste e Përbindëshit Soros me grekun dhe serbin, sepse në këtë vend është shterpëzuar Nëna Shqipëri e cila nuk lind më Skënderbej dhe Avni Rustemë, por veç hamzallarë ose idiotë që vriten më kot me njëri tjetrin “pse më sheh” dhe thashethemexhinjsh që merren me Përputhjen e ku*vave të Dubait!

Brezi i shqiptarëve të sotshëm është turpi më i madh i Historisë mijëra vjeçare që rrinë si të tredhur me valixhe në duar për të braktisur vendin e tyre, ndërkohë që duhet të ishin me hunj dhe shishe molotovë në duar për t'i nxjerrë flakën dhe tymin e zi të gjitha kështjellave garnizon të pushtuar nga armiku që nga Kryeministria e deri te rajoni më i fundit i policisë..

Ta gëzoni Qirje Presidentin që do i japë detin Jon Greqisë dhe do na lërë një rrip det deri tek fuçia e tretë sa për t'u larë turistët e huaj në resortet turistike të Gaz Pajave dhe hamzallarëve të tjerë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco