Paloka: Rama mbajti PD-në të përçarë! Çështja e Presidentit e theksoi edhe më shumë

Paloka: Rama mbajti PD-në të përçarë! Çështja e Presidentit e theksoi edhe më shumë

21:31, 30/05/2022

Kryetar i këshillit së Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se i vetmi që fitoi në zgjedhjen e presidentit ishte Edi Rama, i cili ka luajtur lojën deri në këtë moment sikur po bashkëpunonte me opozitën në një proces konsensual i cili nuk u arrit.

I ftuar në ‘Now’, Paloka tha se më kryesorja për Ramën është që grupi i Partisë Demokratike të vazhdojë të qëndrojë i përçarë dhe kur u fut çështja e presidentit u theksua akoma edhe më shumë ndarja.

Paloka tha për Alibeajn se e kanë njohur si kryetar grupi për të mbledhur të gjithë demokratët për të krijuar një urë komunikimi dhe për nismën e bashkimit të grupit.

Paloka: Në mbledhjen e parë që është bërë janë njoftuar se janë të përjashtuar dhe si do bashkohet Partia Demokratike kur të gjithë janë të përjashtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco