‘Dezinformimet e Ramës dhe Bashës, trillime pa bazë’/ PD: PPE, qëndrim neutral

‘Dezinformimet e Ramës dhe Bashës, trillime pa bazë’/ PD: PPE, qëndrim neutral

20:25, 30/05/2022

Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se njoftimet e zyrës së dezinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga Partia Popullore Europiane, janë trillime pa asnjë bazë.

PD bën me dije se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Sakaq, PD thekson se për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacionin zyrtar të PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE-së
2. Belind Këlliçi, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco