Berisha në parlament: Rama denoncoi presidentin e Shqipërisë tek ministri grek

Berisha në parlament: Rama denoncoi presidentin e Shqipërisë tek ministri grek

16:11, 30/05/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në sallën e parlamentit faktin se Edi Rama, ka denoncuar tek ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu demokrat tha në sallën e parlamentit se, Rama nuk ka informuar shqiptarët për zhvillimet për çështjen e detit, por ankohet tek grekët.

‘Këto ditë u publikuar intervista e ministrit të Jashtëm të Greqisë, në të cilën Nikos Dendias informon kombin e tij dhe gjithë botën, se Edi Rama ka paditur tek ai Presidentin e Republikës. Unë do të ju lutesha qytetarëve shqiptarë të arsyetojnë vetë këtë akt. Unë nuk e kam të vështirë që të vendos shumë epitete.

Presidenti i Republikës i cili duhet të japë autorizimin për nisjen e negociatave, pas së cilës çështja shkon në gjykatë. Edi Rama që padit atë, nuk i ka dërguar gjerë më sot asnjë kërkesë. Atëherë një kryeministër që padit kreun e vendit, se më refuzon autorizimin për nisjen e negociatave, në një kohë që nuk ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson.

Di që akti i padisë së presidentit të Republikës tek një i huaj, në një kohë që nuk i ke dërguar asnjë kërkesë për autorizim, përbën një akt të ulët, në ultësinë më të madhe, përbën një akt të cilin e denoncoj këtu me forcën më të madhe.

A mund të ecet kështu, a mund të ecet me një njeri që fut thika, mashtron pas skrupull. Nëse presidenti nuk  do e firmoste, duhej të njoftonte popullin shqiptar, e jo të ankohej tek ministri tjetër’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në sallën e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco