VIDEO/ Një 34 vjeçar hidhet nga kati i tretë i pallatit në Kavajë

VIDEO/ Një 34 vjeçar hidhet nga kati i tretë i pallatit në Kavajë

22:07, 29/05/2022

Një 34 vjeçar  në Kavajë është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 të së djelës (29 Maj) dhe për pasojë ka marrë dëmtime.

I riu i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. F., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco