Intervista/ Çim Peka: Sali Berisha duhet të fitojë betejën me veten

Intervista/ Çim Peka: Sali Berisha duhet të fitojë betejën me veten

20:54, 29/05/2022

Gazetari Çim Peka, i ftuar në studion e SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, ka komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe zgjedhjen e Kryesisë së re të votuar nga Këshilli Kombëtar.

E plotë:

Megi Fagu: Flasim për një ditë më parë kur Partia Demokratikë zgjodhi kryesinë e re dhe duket sikur në pamje të parë, pra në listë kemi një listë ‘besnikësh’ apo jo, të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Cili është një opinion i parë i juaji?

Çim Peka: Listë besnikësh... varet çfarë kupton me besnik. Kemi një listë të përbërë kryesisht nga njerëz që ju bashkuan foltores dhe që ishin kundër vendimeve të njëanshme të ish-kryetarit Lulzim Basha. Dhe në këtë aspekt, do të ishte shumë anormale në qoftë se Këshilli i Ri Kombëtar, Kryesia e Re e PD-së, të përbëhej nga njerëz, të cilët që ishin dakord me përjashtimin e Sali Berishës dhe ishin dakord që Partia Demokratike të kthehej në një parti ambasadash.

Pra, në këtë kuptim, përderisa Berisha tregoi se ishte shumicë, anëtarësia e saj ju përgjigj në mënyrë të habitshme katër herë nga 40 e ca mijë vota, Kuvendi shkarkoi kryetarin dhe largoi ata që tentuan ta kthejnë këtë në parti ambasadash nga partia e demokratëve. Këta do votoheshin në finale, lista në shumicë prej tyre do përbëhej nga njerëz që ishin dakord me idetë politike.

Kush thotë që është një listë besnikësh ... çfarë pret?

Kjo nuk është listë besnikësh, por listë e njerëzve që mendojnë njëlloj si Sali Berisha.

Çfarë prisnin??

Ka edhe zëra ndryshe, që e lexuan korrekt dhe treguan se kanë nuhatje politike 6 Marsin. Për shembull surprizë është numri madh i votave që mori Ina Zhupa, jo pse fitoi Ina Zhupa.

Çfarë do të thotë që ky Këshill Kombëtar nuk ka problem ata që mendonin kundër deri më 6 Mars por me ata që vazhdojnë akoma ta refuzojnë votën e demokratëve. Zonja Zhupa është një prej atyre që tregoi talent politik dhe pjekuri politike.

Lexoi votën e demokratëve, pas 6 Marsit tha shumica është këtej, nuk ka më analizë, ne e kemi shumicën apo e kanë ata?

Zhupa është simboli i atyre që lexoi votën kundër të 6 Marsit, votën kundër të partisë së tyre.

Në këtë rast vota për Ina Zhupën nga Këshilli Kombëtar, është simbol i votës për ata që lexuan 6 Marsin dhe pse deri me 6 Mars nuk menduan si shumica e demokratëve.

Ka pastaj dhe vota të tjera, votën për Jozefina Topallin. Unë e lexoj si një votë kundër padrejtësive qe Lulzim Basha ka bërë kundër një simboli të militantizmit të PD-së. Jozefina Topalli ka qenë njeriu më me impakt në militantizmin e PD. Ka qenë njëri që ndante: ata që e donin shume dhe urrenin shumë. Nuk ka pasur të mesme. Pra ka qenë tipiku i përfaqësueses së militantëve dhe të të djathtës në Shqipëri. Pra vota pro saj është votë kundër diskriminimit që Lulzim Basha i bëri përfaqësuesve të së djathtës në PD.

Ka për shembull vota të tjera... Vota pro Belind Këlliçit, që është i pari. Në një farë forme mund ta lexoj pro të resë në PD.

Politikani me moshën më të re, që ka mbajtur një barrë dhe që ka krijuar një profil më shumë se kushdo tjetër është Belind Këlliçi dhe në këtë aspekt është fiks votë pro të resë që i është bashkuar Sali Berishës.

Flamur Noka, ka marrë gjithë votat e atyre që mbështesin qëndrestarët dhe luftëtarët. Një personazh tjetër që mund t’i kishte marrë këto vota është Klevis Balliu. Në njëfarë forme, kam idenë që kanë pasur të njëjtin grup simpatizantësh.

Që të dy futen tek qëndrestarët, që të dy futen tek njerëzit korrekt me të djathtën, i ka grumbulluar njëri. Ndoshta eksperienca më e madhe e zotit Noka lidhja më e madhe me bazën e partisë për shkak të kohës së tij si sekretar organizativ ka bërë që ky grumbull votash që mund të shkonte tek Klevisi, të shkojë tek zoti Noka.

Pra duhet lexuar me shumë kujdes... radari është shumë i rëndësishëm në politikë dhe ke parasysh , personi që duhet të ishte për mua në Kryesinë e Partisë Demokratike, që vetëm i bënte nder por që nuk është, është Arben Imani.

Nëse ka një njeri në këtë parti, pas Sali Berishës , që ka mendim politik, që ka individualitet politik është zoti Imami. Por, zoti Imami nuk është politikani që ju drejtohet militantëve.

Është politikani që merr dhe i drejtohet edhe votës gri. Këshilli Kombëtar duam apo s’duam ne, janë të përbërë nga militantë.

Mos prisni, që për aq kohë sa vota lihet në dorën e tyre mos prisni që ata të kenë një kthjellësi politike dhe të bëjnë një ndarje perfekte se kush duhet ta përfaqësojë mendimin politik, kush duhet ta përfaqësojë të renë. Pra, zoti Imami është njeriu që nuk i drejtohet elektoratit militant-esk por është padyshim njeriu që ka një kapacitet që i duhej kryesisë së Partisë Demokratike.

Në këtë aspekt, mund të kishte rregullime të vogla por kemi rënë dakord për një gjë: Që gjithçka të zgjidhet me votë dhe është hera e parë që kryesia e një partie është zgjedhur në një formë kaq transparente.

I vetmi moment, që mund të themi kishte ndikim në këto zgjedhje, pra ndikim mbi Këshillin Kombëtar për të orientuar votën duam apo s’duam ne, sepse Sali Berisha nuk është politikan që të bëjë gjëra të rastësishme, ishte fjala e zotit Berishës pasi u publikua lista e kandidatëve për kryesinë, ku ai veçoi vetëm tre emra. Veçoi Ina Zhupën dhe padrejtësitë që i janë bërë Arben Imamit dhe Jozefina Topallit.

Pra zoti Berisha duam apo s’duam nuk e orientoi aq sa mundi dëshirën e tij për t’i pasur në kryesi këto  individë. Pra dy u zgjodhën dhe një jo, por duhet të pranojmë një gjë, për aq kohë sa kemi rënë dakorD se gjithçka zgjidhet me votë dhe këtë radhë vota ishte më shumë se transparente. Për 20 anëtarët ne kemi parë 8 ore proces numërimi votash. Të skanuar, të lexuar publikisht, nuk ke çfarë thua. Kur flet vota, pastaj të komentosh dhe analizosh për zgjedhjet e një grupi elektoral siç është Këshilli Kombëtar,  bëjnë të njëjtin gabim që bënin ata që përkrahën Lulzim Bashën deri më 6 Mars, që populli nuk është i aftë të zgjedhë duhet të zgjedhim ne elitën.

Për aq kohë sa, ja kemi lënë në dorë votës, pasi në demokraci vota është absolutisht instrumenti më i mirë bashkë me deformimet e vogla që mund të këtë. Instrument më të mire në demokraci  se vota nuk ka. Në këtë aspekt nuk ke çfarë thua.

A mund të kishte dhe emra përtej foltores?

Sigurisht që mund të kishte, por një pjesë e mirë e tyre që mund të kishin dëshirë të ishin dhe që akoma sot janë asnjanës publikisht , por që me Alibeaj nuk janë njëherë, të jesh e sigurtë që kanë refuzuar të garojnë. Jo për shkak se nuk duan të jenë por për shkak të qartësisë së tyre se ky nuk është momenti kur ata mund të votoheshin nga Këshilli Kombëtar.

T’i merrte Sali Berisha në krah dhe të ulej me ta t’ju bënte thirrje, një pjesë e mirë e tyre që Berisha donte t’i kishte në kryesi nuk ja votonte Këshilli Kombëtar.

Sepse duam apo s’duam ne, 8 Janari është shumë afër. Ca plagë shërohen me kohë dhe ato në njëfarë forme kanë treguar zgjuarsi politike, të vonuar sigurisht, sepse 6 Marsi ishte moment i kthesës. Por prapë se prapë kanë treguar zgjuarsi politike që nuk e kanë konsumuar veten dhe presin kohën që të harrohen ato çfarë kanë ndodhur deri më 8 Janar dhe 6 Mars.

Por 8 Janari është ‘syrja e madhe’ që do kohën e vet të kthehet.

Jo ndërmjet drejtuesve të PD-së,sot zotit Berisha dhe këtyre që kanë qenë kundër por ndërmejt bazës së Partisë Demokratike dhe atyre që kanë qenë brenda selisë së PD-së më 8 Janar.

Megi Fagu: Ndërkohë kthehemi pak në kohë, teksa kemi turin e Foltoreve , pra zoti Berisha premtoi për hapjen e Partisë Demokratike, teksa sot kemi një listë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, a është përmbushur ky premtim? Ju përmendët pak minuta më parë dhe zotin Këlliçi si një prurje mjaft aktive, a është përmbushur ky mision apo ky premtim?

Zoti Këlliçi nuk është prurje e re por është simbolika e të resë në PD.

Se aty ishte zoti Këlliçi. Por ne, kur flasim për hapje, presim hapje në institucionin më të ngushtë të partisë. Kryesia është institucioni më i vogël i partisë. Është gjithsej me 20 veta.

Hapja në njëfarë forme përveç cilësisë është edhe në sasi.

Në këtë aspekt mos prisni që hapja të pasqyrohet në institucionin më të ngushtë të partisë, në një institucion me 20 veta. Kryesia është institucion politik që propozon vendime që i miraton Këshilli Kombëtar. Organi vendim marrës është Këshilli Kombëtar dhe sipër tij është vetëm Kuvendi që është njëherë në 4 vjet.

Pra, mos prisni që hapja të pasqyrohet në institucionin më të ngushtë. Hapja tani do duket, se sa Sali Berisha do të jetë i aftë të ofrojë rreth idesë së partisë së tij njerëz. Se sa Sali Berisha do të jetë i aftë të promovojë politika që frymëzojnë shqiptarët dhe që ndalojnë emigrimin e këtij kombi.

Se, në njëfarë forme, përgjegjës për humbjen e shpresës, në demokraci është opozita.

Qeveritë janë gjithmonë të destinuara të gabojnë apo dështojnë. Por një opozitë e fortë që premtojnë shpresë sigurisht që mban gjallë shpresën dhe mban dhe qytetarët këtu.

Çfarë ndodhi në këto 9 vite që ishte rrjedhja më e madhe, hemorragjia më e madhe e popullsisë së këtij vendi?

Është se njerëzit keq-qeveriseshin por nuk shikonin shpresë as tek opozita dhe në mungesë të shpresës, ikën.  Kanë ikur rreth 800 mijë deri në 1 milion njerëz për 8 vjet.

Dhe për këtë nuk është përgjegjëse vetëm qeveria. Sigurisht që është përgjegjësi kryesor por është pozita për pamundësinë për t’ju dhënë shpresë këtyre njerëzve që të rrinë dhe të luftonin me të për të ardhur në pushtet.

Megi Fagu: Nëse kemi parë një opozitë më të përqëndruar në anën politike të veten , duke krijuar dhe ato flukset që krijoi opozita mes vetes apo ndarjen e saj, do jetë  e mundur që zoti Berisha të mundësojë këtë bashkimin apo përbashkim e demokratëve tashmë?

Peka: Shiko Megi, është një gjë që e kemi diskutuar shpesh, flasim për përbashkim.

Kur PD-ja supozohej se ishte e bashkuar nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se 20 mijë anëtarë të saj në votimet e brendshme, pavarësisht shifrave të fryra. Ndërkohë kjo PD-ja që presupozohet se qenka e ndarë ka nxjerrë së paku 4 herë nga 44 mijë anëtarë të votojnë.

Tani, kur flasim për bashkim, bashkimi simbolizon shumicë ose maksimizim të votës. Kush është më e madhe: 20 mijë vota kur paskan qenë të bashkuar apo 40 mijë vota, tani që qenkan të ndarë?

Termat ‘bashkim dhe ndarje’ mund t’i përdorim kundërshtari politik dhe janë më shumë terma mediatik por nuk janë realitet politik. Sepse kur kjo parti paska qenë e bashkuar, 20 mijë anëtarë morën pjesë në zgjedhjet e brendshme, dhe kur kjo parti qenka e ndarë kanë marrë pjesë 4 herë nga 40 e ca mijë anëtarë. Unë me bashkim kuptoj fuqi dhe elektorat që i përgjigjet partisë së saj. Me këto lloj fuqie që kemi parë në këto katër palë zgjedhje, nuk kam parë në këtë parti këto 30 vjet dhe në asnjë parti tjetër.

Këtu nuk flasim për bashkim poshtë, ne mund të flasim për bashkim të grupit parlamentar. Që është një proces që do të ndodhë gradualisht, janë deputetë që presin të sheshohen gjërat, janë deputetë që.. pse s’duhet ta them.. mbase dhe presin ndonjë pazar nga Rama.

Unë e kam thënë, ky nuk është një grupim parlamentar politik, ky është një grupim politik-parlamentar -aksidental , i ndërtuar mbi zarfin.

Duhet t’i themi disa gjëra, nëse ne heqim dorë nga ato që kemi thënë, atëherë ne nuk jemi të vërtetë dhe bëhemi si Basha dhe Alibeaj. Pra janë disa gjëra, që duhet të rrimë dhe si gazetar afër tyre.

Në këtë aspekt, bashkimi presupozon fuqi. Cili grupim politik është më i fuqishëm: Një grupim politik që paska qenë e bashkuar dhe i përgjigjen 20 mijë anëtarë apo një grupim politik i ndarë që ju përgjigjkan mbi 44 mijë anëtarë?

Në këtë aspekt baza poshtë është shumë më e bashkuar dhe shumë më e motivuar sepse duhet ta pranojmë që tek e djathta Berisha frymëzon, jo Basha.

Problemi është se si zoti Berisha tanimë gjithë skeptikët brenda grupit parlamentar por dhe skeptikët nga shoqëria civile, skeptikët nga hapësira mediatike nga akademikët, duhet t’i bashkojë për t’i bindur se ky njeri është vërtetë alternativë fituese.

Sepse sot shqiptarët nuk duan Ramën, problemi është se akoma nuk kanë gjetur personin që i bind se e mund Ramën. Kaq gjë e thjeshtë është!

Zoti Berisha tashmë i fitoi të gjitha betejat por s’ka fituar betejën me veten. Kjo është betja më vështirë e tij.

Shikoni sa interesante është! Disa herë Berisha thotë ‘unë jam Sali Berisha’. Ne nuk e dimë që ai është Sali Berisha? E dimë. Por çfarë bën zoti Berisha?!

E shkëput individin Berisha nga historia ‘Sali Berisha’, kur thotë unë jam Sali Berisha, njerëzit kanë parasysh, që ky njeri kur i futet diçkaje e çon në fund, që ky njeri pazar me parimin nuk bën, ky njeri pazar me pushtetin nuk bën dhe ky njeri nuk shantazhohet.

Pasi i ka thënë të gjitha këto, me një fjalë ‘Sali Berisha’ që e personifikon, pastaj ofrohet si politikani Berisha që ka një alternativë për të mundur zotin Rama. Kjo është beteja më e vështirë e Sali Berishës, pra është beteja me veten. Sa do ja dalë ta shikojmë.

Të tjerat ky njeri ka treguar se i fiton gjithmonë, betejën me veten  të shikojmë sa do e fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco