Kryesia e re e PD/ Peka: Demokratët u bashkuan! 44 mijë anëtarë dolën 4 herë në votime brenda 5 muajve

20:00, 29/05/2022

Gazetari Çim Peka, i ftuar në studion e SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, ka komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe zgjedhjen e Kryesisë së re të votuar nga Këshilli Kombëtar.

Duke analizuar emër për emër risitë dhe mungesat në Kryesinë e re të PD-së, Peka theksoi se kemi një listë të përbërë kryesisht nga njerëzit që iu bashkuan Foltores dhe që ishin kundër vendimeve të njëanshme të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Peka e quajti PD-në e bashkuar në bazë pasi 44 mijë anëtarë i janë përgjigju katër palë zgjedhjeve të brendshme në më pak se 5 muaj dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 30 vite me një parti politike në Shqipëri.

Për sa i përket hapjes së PD-së, Peka sygjeroi që mos të presim një hapje te institucioni më i ngushtë që është Kryesia e cila përbëhet nga 20 veta, por te fryma që do të krijojë ish-kryeministri Sali Berisha te njerëzit për ti bërë ata që të votojnë këtë parti dhe te lufta e tij e fundit për të bindur shqiptarët se ky është alternativa e cila do të mundë Edi Ramën.

Intervista:

Fagu: Flasim për një ditë më parë ku PD-ja zgjodhi kryesinë e re dhe duket në një pamje të parë se kemi një listë besnikësh të zotit Berisha. Cili është një opinion i parë i juaji?

Peka: Listë besnikësh, varet se çfarë kupton me besnikë. Kemi një listë të përbërë kryesisht nga njerëzit që iu bashkuan Foltores dhe që ishin kundër vendimeve të njëanshme të ish-kryetarit Lulzim Basha. Dhe në këtë aspekt do të ishte anormale nqs Këshilli i ri Kombëtar dhe Kryesia e re e PD-së të përbëhej nga njerëz që ishin dakord me përjashtimin e Sali Berishës dhe ishin dakord që PD-ja të kthehej parti ambasadash. Në këtë kuptim, përderisa Sali Berisha tregoi se ishte shumicë anëtërësia e saj u përgjigj në mënyrë të habitshme katër herë nga 40 e ca mijë vota, Kuvendi shkarkoi kryetarin dhe largoi të gjithë ata që tentuan ta kthejnë këtë parti në parti ambasadash nga partia e demokratëve, këta do të votoheshin në finale. Lista në shumicë prej tyre sigurisht që do përbëhej nga njerëz që ishin dakord me idetë politike dhe kundërshtinë e Sali Berishës ndaj kthimit të PD-së në një OJF ambasadash. Prandaj kush thotë që është një listë besnikësh çfarë prisni, nuk është listë besnikësh por listë e njerëzve që mendojnë njëlloj si Sali Berisha. Ka dhe zëra ndryshe që e lexuan korrekt dhe treguan se kanë nuhatje politike 6 marsin. Surprizë është jo se fitoi Ina Zhupa por numri i madh i votave që mori Ina Zhupa, çfarë do të thotë se ky Këshill Kombëtar nuk ka problem me ata që mendonin kundër deri në 6 mars, ky Këshill Kombëtar dhe kjo bazë e PD-së ka problem me ata që akoma refuzojnë ta lexojnë votën e demokratëve. Zonja Zhupa është një nga ata që tregoi talent politik dhe pjekuri politike, lexoi votën e demokratëve, pas 6 marsit shumica është këtej nuk ka më analizë kush e ka shumicën. Zhupa është simboli i atyre që lexoi votën kundër ish partisë së tyre të 6 marsit. Në këtë aspekt, vota për Ina Zhupën nga Këshilli Kombëtar është një votë simbolike për ata që lexuan 6 marsin dhe pse deri në 6 mars nuk mendonin si shumica e demokratëve.

Ka dhe vota të tjera si vota për Jozefina Topallin është një votë kundër padrejtësive që Lulzim Basha ka bërë ndaj një simboli të militantizmi të PD-së. Jozefina Topalli ka qënë njeriu me më impakt te militantatët e PD-së, ka qënë njeriu që ndante, ata që e donin shumë dhe ata që e urrenin shumë, s’ka pasur mesatare. Por ka qënë tipiku i përfaqësimit të militantëve apo të të djathëve në Shqiëpri. Pra vota pro saj është vota kundër diskriminimit që Lulzim Basha i bëri të djathtës në PD.

Ka votë tjetër si vota pro Belind Këlliçit, që mund ta lexojë si votë pro të resë në PD. Politikani me moshën më të re, që ka mbajtur një barrë dhe ka krijuar një profil më shumë se kushdo tjetër është Belind Këlliçi, në këtë aspekt është votë pro të resë që i është bashkuar Sali Berishës.

Flamur Noka ka marrë të gjitha votat e atyre që përfaqësojnë qëndrestarët dhe luftëtarët dhe një personazh tjetër që mund të marrë këto vota është edhe Klevis Balliu. Kanë pasur të njëjtin grup simpatizantësh, që të dy futen te qëndrestarët dhe korrekt me të djathtën. I ka grumbulluar njëri, ndoshta eksperienca më e madhe e zoti Noka, lidhja me më shumë me bazën e partisë për shkak të funksionit të tij si Sekretar Organizativ ka bërë që ky grumbull votash që mund të shkonte te Klevisi ka shkuar te zoti Noka. Duhet lexuar me shumë kujdes. Radari është shumë i rëndësishëm në politikë. Personi që për mua duhet të ishte në kryesinë e PD-së dhe vetëm i bënte nder por që nuk është, është Arben Imami. Arben Imami, nqs ka njeri në këtë parti pas Sali Berishës që ka mendim politik, që ka individualitet politik është zoti Imami, por zoti Imami nuk është politikani që u drejtohet militantëve por u drejtohet edhe votës gri. Këshillet Kombëtare të partive politike janë të përbërë nga militantë. Mos prisni që ata të kenë një kthejlltësi politike dhe të bëjnë një ndarje perfekte se kush do ta përfaqësojë mendimin politik, militantët apo të renë. Zoti Imami është njeri që nuk i drejtohet elektoratit militantesk por që i duhej kryesisë së PD-së. Në këtë aspekt mund të kishte rregullime të vogla por kemi rënë dakord për një gjë që gjithçka të zgjidhet me votë. Është hera e parë që kryesia e një partie është zgjedhur në këtë formë transparente. I vetmi moment që mund të themi që kishte ndikim mbi Këshillin Kombëtar për ta orientuar votën, pasi Berisha nuk është politikan që bën gjëra të rastësishme, ishte fjala e tij pasi u publikua lista e kandidatëve për kryesinë kur ai veçoi vetëm tre emra, Ina Zhupën dhe padrejtësitë që i janë bërë Arben Imamit dhe Jozefina Topallit. Zoti Berisha nuk është se nuk e orientoi aq sa mundi dëshirën e tij për ti pasur në kryesi këta tre individë. Dy u zgjodhën dhe një jo. Për aq kohë sa kemi rënë dakord që gjithçka zgjidhet me votë dhe këtë radhë vota ishte më shumë se transparente. Për 20 anëtarë kemi parë 8 orë proces numërimi votash, të skanuar të lexuar publikisht nuk ke çfarë thua. Kur flet vota pastaj të komentosh dhe të analizosh përzgjedhjet e një grupi elektoral siç është Këshilli Kombëtar bën të njëtjin gabim që bënin ata që mbështesnin Lulzim Bashën deri në 6 mars se populli nuk është i aftë të zgjedhë por duhet të zgjedhim ne elita. Për aq kohë sa ia kemi lënë në dorë votës në demokraci pasi është instrumenti më i mirë bashkë me deformimet që mund të ketë. Në këtë aspekt nuk ke çfarë thua. A mund të kishte edhe emra përtej Foltores, sigurisht që do të kishte por një pjesë e mirë e tyre që janë asnjanjës publikisht por që me Alibeajn nuk janë, të jeni të sigurtë se kanë refuzuar të garojnë jo për shkak se nuk duan të jenë por për shkak të qartësisë së tyre se ky nuk është momenti që ata mund të votoheshin nga Këshilli Kombëtar. Edhe sikur ti merrte Berisha në prer dhe ti donte në kryesi nuk kishte për tia votuar Këshilli Kombëtar. Duam apo sduam ne 8 janar është shumë afër. Ca plagë shërohen me kohë. Ata kanë treguar zgjuarsi që nuk e kanë konsumuar veten dhe presin kohën që të harrohet ajo që ka ndodhur në 8 janar dhe në 6 mars, por 8 janari është syrja e madhe që do kohën e vetë të kthehet, jo ndërmejt zotit Berisha dhe këtyre që kanë qënë kudër por ndërmjet bazës së PD-së dhe atyre që kanë qënë në brenda selisë në 8 janar.

Fagu: Kthehemi pak në kohë, ndërkohë në turin e Foltoreve është premtuar për hapjen e PD-së nga zoti Berisha. A është përmbushur ky premtim? Kemi edhe zotin Këlliçi si një prurje e re dhe mjaf aktive, a është përmbushur ky premtim?

Peka: Zoti Këlliçi nuk është prurje e re por simbolika e të resë në PD se aty ishte zoti Këlliçi. Kur flasim për hapje, ne presim hapje në institucionin më të vogël të partisë, kryesia është gjithsej me 20 veta. Hapja në një farë forme është edhe sasi dhe mos prisni që hapja të pasqyrohet në institucionin më të ngushtë prej 20 vetave. Është një institucion politik që propozon vendime që i miraton Këshilli Kombëtar por organi më i lartë i një partie vazhdon të jetë Këshilli Kombëtar deri në thirrjen e Kuvendit që ëshët një herë në katër vjet. Mos prisni që hapja të ndodhë në institucionin më të ngushtë në kryesinë prej 20 vetash. Hapja tani do duket se sa Sali Berisha do të jetë i aftë të ofrojë rreth idesë së partisë së tij njerëz. Se sa Sali Berisha do jetë i aftë të promovojë politika që frymëzojnë shqiptarët dhe ndalojnë emigrimin e këtij kombi. Në një farë forme, përgjegjës për humbjen e shpresës në një demokraci është opozita. Qeveritë gjithmonë janë të destinuar të gabojnë dhe dështojnë por një opozitë e fortë që premton shpresë sigurisht që mban gjallë shpresën dhe do i mbante njerëzit këtu. Çfarë ndodhi në këto 9 vite që ishte rrjedhja më e madhe e popullsisë së këtij vendi. Njerëzit keqqeveriseshin por që nuk shikonin shpresë te opozita. Dhe në mungesë të shpresës që të gjithë iknin. Është një popull që kanë ikur rreth 800 mijë deri në 1 milion në 8 vite është një hemoragji e jashtëzakonshme por për këtë nuk është përgjegjëse vetëm qeveria sigurisht është përgjegjësja kryesore por edhe një opozitë në pamundësi që këtyre njerëzve tu jepte shpresë dhe të rrinte të luftonte me të për të ardhur në pushtet.

Fagu: Nëqoftë se kemi parë një opozitë më të përqëndruar në anën politike të veten duke krijuar ato flukset qe krijoi opozita mes vetes apo ndarjen e saj, a do të jetë e mundur që zoti Berisha të mundësoi bashkimin e demokratëve tashmë?

Peka: Është një gjë që e kemi diskutuar shpesh. Flasim për bashkim por kur PD supozohej se ishte e bashkuar nuk ka arritur që të nxjerrë më shumë se 20 mijë anëtarë në zgjedhjet e saj të brendshme megjithë shifrat e fryra. Ndërkohë kjo PD-ja që supozohet se qënka e ndarë, ka nxjerrë së paku katër herë nga 40 e ca mijë anëtarë të votojnë. Kur flasim për bashkim, bashkimi presupozon shumicë, ose maksimizim të votës por kush është më e madhe 20 e ca mijë vota kur ishte e bashkuar apo 40 e ca mijë vota kur ishte e ndarë. Terma bashkim dhe ndarje mund ta përdorë kundërshtari politik dhe janë terma mediatik dhe jo realitet politik, pasi kur kjo parti ishte e bashkuar 20 mijë anëtërë i përgjigjeshin për zgjedhjet e brendshme ndërsa kur kjo parti qënka e ndarë kanë marrë katër herë nga 44 mijë anëtarë. Pra unë me bashkim kuptoj fuqinë dhe elektorat që i pëgjigjet partisë së saj me ketë lloj fuqie në katër palë zgjedhje të brendshme nuk kam parë në asnjë lloj partie në këto 30 vite. Nuk flasim për bashkim poshtë por mund të flasim për bashkim të Grupit Parlametar. Është një proces që do të ndodhë gradualisht, janë deputetë që presin të sheshohe gjërat, janë deputetë që presin edhe ndonjë pazar nga Rama pasi ky nuk është një grup parlamentar politik por një grupim politik aksidental i ndërtuar mbi zarfin. Duhet ti themi ca gjëra nqs heqim dorë nga ato që kemi thënë bëhemi si Basha dhe Alibeaj dhe si gazetarë afër tyre. Në këtë aspekt bashkimi presupozon fuqi, cili grupim politik është më i fuqishëm ai që paska qënë i bashkuar që i përgjigjen 20 mijë anëtarë apo grupim politik i ndarë dhe i përgjigjen 44 mijë anëtarë. Baza poshtë është më e bashkuar dhe më e motivuar pasi Berisha frymëzon nuk është Basha. Problemi është se si zoti Berisha, gjithë skeptikët brenda grupit parlamentar, skeptikët në shoqërinë civile, në hapsirën mediatike, skeptikët nga akademikët, duhet ti bashkojë për ti bindur se ky njeri është alternativë fituese. Sepse sot shqiptarët nuk duan Ramën por problemi është se akoma nuk e kanë gjetur personin që e mund Ramën. Kaq e thjeshtë është. Zoti Berisha tashmë i fitoi të gjitha betejat por ska fituar betejën me veten. Kjo është beteja më e vështirë e tij. Shikoni sa e interesante është, disa herë Berisha thotë unë jam Sali Berisha, pse nuk e dimë ne se kush është Sali Berisha por çfarë bën zoti Berisha, e shkëput individin Berisha nga historia Sali Berisha. Kur thotë unë jam Sali Berisha, njerëzit e dinë se ky njeri kur i futet një diçkaje e çon në fund, ky njeri pazar me pushtetin nuk bën, pazar me parimin nuk bën dhe ky njeri nuk shantazhohet. Me një fjalë Sali Berisha që i përsonifikon pastaj ofrohet si politikani Berisha që ka një alternativë që mund Edi Ramën. Kjo ëshët beteja më e vështirë e Sali Berishës, pra beteja me veten. Sa do t’ja dalë do ta shohim, të tjerat ky njeri e ka treguar se i fiton gjithmonë, betejen me veten ta shohim sa do ta fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco