Tryezë diskutimi në Sarandë/ Kalaja: Zero transparencë! Për 10 vitet e ardhshme ka rënë sovraniteti në Butrint

Tryezë diskutimi në Sarandë/ Kalaja: Zero transparencë! Për 10 vitet e ardhshme ka rënë sovraniteti në Butrint

17:56, 29/05/2022

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit po zhvillon këtë pasdite një tryezë diskutimi me ekspertët në Sarandë në lidhje me koncensionin e miratuar nga qeveria për ta dhënë parkun natyror për 10 vite një fondacioni të huaj privat.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka theksuar se është e vërtetë që Butrinti u dha me koncension dhe se nuk ka pasur asnjë diskutim me arkeologët apo dëgjesa publike me specialistët shqiptarë.

Kalaja theksoi se duhet të ishim në këtë tryezë për të diskutuar se si ta menaxhojmë më mirë Butrintin dhe jo në këtë diskutim në kufijtë e idiotes, që Butrintin tja japim me koncension të huajve që nuk i lidh asgjë me Butrintin dhe nuk do na japin llogari.

Kalaja: Miqtë e mi është e vërtetë që Butrinti u dha me koncension. Të hënën që lamë pas në atë votim në Parlamentin e Shqiëprisë. Arkeologët shqiptarë nuk janë pyetur, nuk ka pasur dëgjesa publike.

Janë pyetur dy njerëz në Butrin, e para një zonjë që ëshë pastruesja e Butrintit por që është shkruajtur në letra se është arkeologe dhe një tjetër roje që mbjell qep por nuk mund të japë mend për Butrintin.

Transparenca është zero dhe nisur nga kjo fjalë që kjo qeveri ka një mungesë shumë të madhe dhe e kemi nisur këtë lëvizje për të kërkuar llogari te qeveria jonë sepse kemi marrë vesh që Butrinti po i jepet me koncension një ndërmarrje apo fondacioni privat, jo publik. Pra në çdo shtet të botës me demokraci perëndimore, këto site arkeologjike sidomos Butrinti që është i jashtëzakonshëm menaxhohen nga qeveria.

Ne duhet të ishim në këtë tryezë për të diskutuar se si ta menaxhojmë më mirë Butrintin dhe jo në këtë diskutim në kufijtë e idiotes, që Butrintin tja japim me koncension të huajve që nuk i lidh asgjë me Butrintin dhe nuk do na japin llogari. Për 10 vitet e ardhshme ka rënë sovraniteti në Butrint me votimin e ditës së hënë, është krijuar një qeveri më vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco