Nuk ka president konsensual, digjet edhe raundi i tretë pa kandidat

Nuk ka president konsensual, digjet edhe raundi i tretë pa kandidat

16:09, 29/05/2022

Bisedimeve për ‘President të dakordësuar’ po mbyllen pa consensus, duke djegur në këtë mënyrë edhe raundin e tretë, i cili kërkon që Presidenti i Republikës të zgjidhet me 84 vota.

Kjo e diel ishte mundësia e fundit e opozitës për të propozuar një emër për kreun e shtetit. 

Të hënën në orën 10:00 mblidhet seanca e tretë e posaçme, për të ezauruar dhe raundin e tretë për Presidentin.

Kjo do të bëjë që pasuesi i Ilir Metës në Presidencë të zgjidhet me vetëm votat e Partisë Socialiste.

Se cili do të jetë Presidenti i 5 viteve të ardhshme, pritet të mësohet pas ezaurimit të raundit të tretë, që sipas gjasave, nuk do të zbatohen afatet maksimale që parashikon Kushtetuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco