VIDEO/ Topalli: Non grata e Berishës e padrejtë dhe e gabuar! Besoj se SHBA do ta korrigjojë këtë gabim

22:06, 28/02/2022

"Vendim i padrejtë dhe i gabuar. Është disproporcionale, nuk është realiteti". 

Kështu e konsideron ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vendimin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken për të shpallur non grata liderin historik të PD, Sali Berisha. 

Çim Peka Live, Topalli tha se perëndimi, veçanërisht SHBA di të korrigjohet. 

Ajo u shpreh e bindur se amerikanët do të heqin dorë nga ky gabim, ashtu siç koha ka treguar se ata dinë të korrigjojnë veten e vet. 

Pjesë nga intervista 

Çim Peka: Zonja Topalli, çfarë ndjetë kur lexuat Twitterin e Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën që e shpalli non grata dhe deklaratën e Yuri Kim se do ta luftojë korrupsionin me Lulzim Bashën?
Jozefina Topalli:
E kujtoj mirë atë moment. Isha ulur, po ndiqja Tv, pashë që gazetari po hezitonte kur po e lexonte. Mu duk shumë e ccuditshme që pas 8 vitesh të shpoallet non grata një person për korrupsion. Po të shohësh raportin e TIA, niveli më i ulët i korrupsionit është në atë periudhë. Është ironike, është e padrejtë, shumë e padrejtë, kjo ka qenë ndjesia. Duke parë zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, një ishg-kolegia ime më çoi një pjesë të një libri që kishte shkruar Kissinger, një analizë e një njeriu shumë të madh për zhvillimet mes perëndimit dhe lindjes. Ishte shkruar disa vite më parë, por e vendosur në këtë kontekst, Putini është ai që është. Dhe ajo që ndodh është e tmerrshme. Por edhe perëndimi duhet të bëjë analizën e vet. Kissinger duhet t'i jepni mundësi Ukrainës që të mos trembin Rusinë dhe ju nuk duhet të sulmoni kaq ashpër që ta çoni në një reagim kaq të fortë. Por amerikanët dinë të korrigjohen. Një ish-ministër italian thoshte se edhe në mbledhjen e G7, ju nuk e vlerësuat siç duhej vlerësuar Ukraina se ju merreshit gjithë kohës me çështje 'Gender'. Sigurisht, gjithkush bën gabime. Edhe non grata-n e konsideroj si diçka që nuk shkon, është disproporcionale, nuk është realiteti. Nuk e di nëse i ka ndodhur kujt pas 8 viteve. Dhe mua më duket e padrejtë dhe e gabuar. Dhe unë besoj se kjo do të korrigjohet ashtu siç perëndimi di të korrigjojë veten e vet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco