Berisha-kandidatit të Bashës: Tërhiqu nga gara dhe eja të mbështesim Lulzim Vranën

Berisha-kandidatit të Bashës: Tërhiqu nga gara dhe eja të mbështesim Lulzim Vranën

18:02, 28/02/2022
Lideri historik i PD, Sali Berisha i bëri thirrje kandidatit të Lulzim Bashës në Vorë, Ymer Markut që të tërhiqet nga gara dhe t'i bashkohet demokratëve në mbështetje të koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', Lulzim Vrana. 

"Krahas kandidatit të Edvin Ramës këtu në Domje kandidon një ish-kryetar i komunës, demokrat, Ymer Marku. Gjykoj se ka marrë një vendim të gabuar. Kjo sepse asnjë njeri, asnjë demokrat nuk mund t'i lejojë vetes të përfaqësojë Lulzim Bravën. Nuk përfaqësohet i pabesi, nuk përfaqësohet pengu, nuk përfaqësohet humbësi, s'ke si e përfaqëson atë. 10 herë më mirë Ymer, të kishe dalë i pavarur, por jo përfaqësues i Lulzim Bravës.

Sepse Lulzim Brava e mori këtë parti dhe e çoi nga humbja në humbje dhe në vitin 2021, me 25 prill, PD në 8 vite jo vetëm që nuk shkoi vota, por mori 77 mijë vota më pak se në 2013. Por pse i mori këto? Sepse ai për demokratët ishte i dobët.

Dhe kur pyeteshit ju, në 6 vetë, vetëm njëri thoshte është lider, të tjerët thoshin se nuk është lider. Lavdi dhe nderim të gjithë atyre që votuan për PD pavarëisht nga Lulzim Brava, e mbajtën atë në këmbë dhe sot së bashku e kemi ngritur në opozitë të vërtetë.

I bëj thirrje Ymerit, këto ditë që kanë mbetur të mendojë mirë, të tërhiqet nga kjo garë, të mbështesë Lulzim Vranën dhe të vazhdojmë së bashku betejën për revolucionin demokrat paqësor, për rikthimin e PD në pushtet, ashtu siç e meritoni ju dhe e meriton e gjithë Shqipëria", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco