Futet kundravajtje, makina përplas automjetin e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, policia s'e ndalon

Futet kundravajtje, makina përplas automjetin e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, policia s'e ndalon

21:04, 26/11/2021

Frikë dhe panik në autostradën Milot-Mamurras. 

Një automjet është futur kundravajtje në autostradë, në korsinë e shpejtësisë, dhe për pasojë është përplasur me 3 makina të tjera. 

Një prej automjeteve është pjesë e eskortës së shoqëron ish-kryeministrin Sali Berisha të cilët po ktheheshin nga 'Foltorja' e Kurbinit. 

Edhe pse aksidenti ka qenë i frikshëm dhe dëmet janë të konsiderueshme, automjeti që e ka shkaktuar atë nuk është ndaluar nga policia. 

Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco