Kapshtica do të vazhdojë të jetë e mbyllur

Kapshtica do të vazhdojë të jetë e mbyllur

16:20, 05/04/2021

Dogana e Kapshticës nuk do të hapet.

Burime pranë policisë kufitare në pikën kufitare të Kapshticës kanë pohuar se do të vijojë të qëndrojë e mbyllur kjo doganë.

Kapshtica vijon të jetë e mbyllur prej 20 nëntorit të vitit të kaluar ku nuk lejohet dalja në shtetin grek nga kjo doganë.

Ndërkohë lejohen të hyjnë drejt Shqipërisë të gjithë shtetasit dhe kamionët e mallrave nga ora 6:00 deri në orën 22:00.

Për shkak të masave anti Covid shteti grek vendosi mbylljen e kësaj dogane.

Pritet një komunikim zyrtar nga ana e stacionit kufitar në Kapshticës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco