Edi Rama tallet me SPAK: Hë mo Damian, do bësh ‘tërmet’ në Vlorë apo jo

Edi Rama tallet me SPAK: Hë mo Damian, do bësh ‘tërmet’ në Vlorë apo jo

15:45, 05/04/2021

Edi Rama sot ka marrë guximin dhe është tallur me dështimin e drejtësisë (SPAK) për dosjet 184 dhe 339, në të cilat doli qartë, se si gjithë piramida e pushtetit me atë në krye, ndërhyri për të tjetërsuar votat në zgjedhjet lokale të Dibrës dhe ato të përgjithshme të vitit 2017.

Në zbardhjen e këtyre përgjimeve nga gazeta e madhe gjermane, Bild, e gjithë Shqipëria dhe Europa mësoi se si u bë i mundur manipulimi i votës në bashkëpunim me krimin e organizuar; për ‘Niçen’ që bashkëpunonte me Vangjush Dakon, për shefin e policisë në Dibër që ishte në krye të shtabit elektoral, për deputetin Pjerin Ndreu që shantazhonte drejtuesit e arsimit për vota, për gjithë kupolën e Rilindjes me në krye Edi Ramën të cilë pinin e festonin pas masakrës elektorale; për `tërmetin` me vota dhe djemtë problematikë të Gjiknurit, etj, etj...

Këtë të hënë, Edi Rama, duke publikuar një bisedë të stisur me drejtuesin e fushatës së PS-së në Vlorë, ka tentuar që të bëjë ironi dhe të tallet me shqiptarët dhe me `drejtësinë e re` e cila e mbylli çështjen e dosjeve 184 dhe për atë 339, duke dënuar vetëm disa komisionierë në fshatra të humbur të Shijakut. Kryeminstri në këtë bisedë i ka kujtuar Damian Gjiknurit tërmetin e radhës, që duhet të bëjë këtë herë në Vlorë.

Kujtojmë se Edi Rama ngriti edhe një padi ndaj gazetës Bild në Gjermani, por më pas u tërhoq duke e ditur se e kishte gjyqin të humbur pasi faktet e shitblerjes së votave që dilnin nga ato përgjime, nuk kishte drejtësi përveç asaj shqiptares siç edhe ndodhi, që mund ti hidhte poshtë.

Tërmeti i votave në Vlorë

Rama: Do e bësh tërmet në Vlorë apo jo?

Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë fjalën

Rama: Si shkon puna

Gjiknuri: Mirë, e përgjithshmja mirë, e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë.

Rama: Leskua ç'bën

Gjiknuri: Secili bën punën e tij

Rama: Po ky ka ardhur

Gjiknuri: Kush, presidenti?

Gjiknuri: Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë

Rama: me OFL apo KCK

Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan. nuk e gjejnë veten

Gjiknuri: Po me komunitetin çam, po ecin kontaktet

Gjiknuri: Po, e quajnë shumë mirë që PS ka vënë një kandidaturë çame të rrezja e fitores

Rama: Kemi vënë goxha grua

Rama: Fate Velaj ç'bën

Gjiknuri: Ai po mbështet PS shumë

`Tërmeti` i votave në Dibër

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s'po më zë gjumi, jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s'e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco