Detaje/ Makina BMW ra në greminë, plagosen dy të rinjtë, njëri prej tyre në gjendje kritike

Detaje/ Makina BMW ra në greminë, plagosen dy të rinjtë, njëri prej tyre në gjendje kritike

19:43, 27/03/2021

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gostim-Gramsh, në fshatin Gjyrale, ka lënë të plagosur dy persona.

Burime për median bëjnë me dije se një makinë tip “BMW” ka përfunduar në greminë dhe për pasojë janë plagosur dy të rinj.

Mësohet se të rinjtë janë transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ndërsa një prej tyre, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë do të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco