Takimi në ndërmarrjen fasone/ Këlliçi: Ndryshimi që duam e ka një pikënisje. Është e diela e 25 prillit

Takimi në ndërmarrjen fasone/ Këlliçi: Ndryshimi që duam e ka një pikënisje. Është e diela e 25 prillit

16:20, 27/03/2021

Kandidati për deputet i PD. Belind Këlliçi u ndal spt në zonën e Kombinatit në një sipërmarrje fasone, ku kjo industri ka pësuar goditjen më të madhe nga pandemia.

Këlliçi tha në fjalën e tij se ‘Ndryshimi që duam e ka një pikënisje, një fillim. Dhe kjo është e diela e 25 prillit’

‘Sektori i manifakturës përfaqëson rreth 5.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërsa zë rreth 10.9% të punësimit të përgjithshëm. Në Shqipëri ndodhen 170 ndërmarrje fasone të lidhura me Europën që kanë pësuar goditje nga pandemia.

Prandaj zhvillova një takim me biznese fasone në Kombinat. Bisedova me Skandalino Sejdon, sipërmarrja e të cilit  numëron 150 punonjës. Sejdo paguan taksa çdo vit pa marrë asnjë shërbim nga shteti. Biznesi i tij ndodhet në një nga rrugët më të amortizuara të Kombinatit. Donalda Qefalia, një tjetër sipërmarrëse fasone me 25 punonjës, shprehet se taksat e larta dhe keqmenaxhimi i pandemisë ka bërë që ajo të ndalojë investimin në kompaninë e saj.

"S'ka kohë për pushim", thotë Erion Veliaj, ndërkohë që ka lënë zyrën dhe bën fushatë në Kavajë. Partia mbi bashkinë. Partia mbi Shqipërinë.

Duhen edhe 29 ditë durim dhe sforco për të dëgjuar prej tyre se do bëjnë në 4 vite çka nuk bënë për 8 vite. Ndryshimi që duam e ka një pikënisje, një fillim. Është e diela e 25 prillit. #ShqipëriaFiton’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco