Basha në një dyqan valixhesh: Ato simbolizojnë largimin, por ne do të punojmë që njerëzit të kthehen prapë

Basha në një dyqan valixhesh: Ato simbolizojnë largimin, por ne do të punojmë që njerëzit të kthehen prapë

14:33, 26/03/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 8, në Tiranë, pranë Medresë.

Basha ndali në një dyqan që shiste kryesisht valixhe, që vitet e fundit janë kthyer në simbol të emigrimit e në këtë detaj, gjeti rastin për të theksuar një zotim: "Ne do të punojmë që të vijnë t’i blejnë për të shkuar e për t’u kthyer prapë. Jo të ikin pa kthim, - tha ai. -  Ne do të punojmë që të ndihmoheni edhe ju si biznes se me siguri me pandeminë kohët i keni pasur shumë të vështira, por edhe para pandemisë, që të bëhemi të gjithë bashkë."

Dialogu:

Lulzim Basha: Si je? Me shëndet? Familja si ёshtё?

Shitësja: Mirё! Mirё!

Lulzim Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?

Shitësja: Po, çfarë do tё bёjmё...

Lulzim Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?

Shitësja: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!

Lulzim Basha: Ne do të punojmë që të vijnë t’i blejnë për të shkuar e për t’u kthyer prapë. Jo të ikin pa kthim. Ne do të punojmë që të ndihmoheni edhe ju si biznes se me siguri me pandeminë kohët i keni pasur shumë të vështira, por edhe para pandemisë, që të bëhemi të gjithë bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco