Ankimimi i PS për listat e PD, Celibashi letër Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni sa më shpejt kërkesën

Ankimimi i PS për listat e PD, Celibashi letër Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni sa më shpejt kërkesën

14:34, 26/03/2021

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Kolegjit Zgjedhor, të cilit i kërkon të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin e Partisë Socialiste.

Më datë 31 mars Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Celibashi kërkon që të përshpejtohet procesi pasi, sipas asaj që shkruhet në letër, çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, që ndikon në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të caktuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco