Enkel Demi: Basha me fjalim ideologjik, Rama po i qahet njerëzve pse nuk ma jepni mandatin e tretë

Enkel Demi: Basha me fjalim ideologjik, Rama po i qahet njerëzve pse nuk ma jepni mandatin e tretë

22:46, 25/03/2021

Duke krahasuar organizmin për çeljen e fushatës elektorale të dy partive politike, gazetari Enkel Demi vlerëson se te ajo e PD ishte i dukshëm entuziazmi.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Demi tha se atmosfera e krijuar sot në sheshin “Nënë Tereza” i kujtoi vitin 2013, ku sipas tij të jepet bindja se pushteti po ndërron.

Gjithashtu, gazetari shton se armiku më i madh i kryeministrit Edi Rama nuk është Lulzim Basha, por anëtarët e kabinetit të tij qeverisës.

Atmosfera në sheshin “Nënë Tereza” sot më ka sjellë ndër mend vitin 2013, kishte entuziazëm që pushteti po ndërron. Ndëra portreti tjetër duket sikur janë në vaki. Edi Rama duhet të jetë shumë i mërzitur me Erion Veliajn. Ai shesh në errësirë i prishi të gjithë idenë për të pasur një skenografi më të bukur. Basha kishte një fjalim ideologjik, ndërsa Rama nuk ka më ideologji në partinë e tij.

Po ta vesh re e ka personalizuar të gjithë. Ai sot ka marrë çdo gjë përsipër dhe është Rama që e zgjidh çështjen dhe nuk është skuadra.

Ky është problemi më i madh që ka sot. Duket sikur të gjithë ata që ishin atje, duket sikur ajo peshë i ka shtypur, unë them se armiku më i madh i Ramës nuk është Lulzim Basha por anëtarë të kabinetit të tij. Kanë vënë shumë lekë dhe duan të shkojnë në shtëpi sepse u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Në 2013 letrat për korrupsion të PS i çonin anëtar të kabinetit qeveritar të Sali Berishës. Edhe sot letra bombë të Lulzim Bashës i çojnë anëtarë të qeverisë.

Fjalim shumë i dobët i Edi Ramës. Fjalimet e Ilir Metës kur i shkruante Edi Rama ishte të mrekullueshme. Sot është shumë dobët. Është njeri në dëshpërim. Ai sot iu qa njerëzve pse nuk ma jepni mua mandatin e tretë.” tha Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco