VIDEO/ Makina përplas nënën me djalin, pamje të rënda nga aksidenti në ‘Don Bosko’

VIDEO/ Makina përplas nënën me djalin, pamje të rënda nga aksidenti në ‘Don Bosko’

15:00, 22/03/2021

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e Don Boskos.

Një 55-vjeçare, e cila drejtonte automjetin tip Opel, ka përplasur rëndë një fëmijë 6-vjeçar, teksa ai ndodhej në trotuar me nënën e tij.

JOQ ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit, ku shihet se 55-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur rëndë 6-vjeçarin.

I mituri ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për të shpëtuar të miturin.

Deri më tani mësohet se 6-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet gjendja e tij aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco