Shehi: 7 milionë euro në tepsi oligarkëve, ja pse duhej shembur Materniteti  në kohë pandemie!

Shehi: 7 milionë euro në tepsi oligarkëve, ja pse duhej shembur Materniteti në kohë pandemie!

08:35, 22/03/2021

"Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” nuk i shpëtoi dot babëzisë dhe rruspës së timonierit!" thotë Dashamir Shehi, kandidat për deputet i PD dhe Aleancës për Ndryshim në Tiranë.

"Kryeministri, Edi Rama, në mungesë të programit dhe vizionit vijon fushatën e linçimit ndaj kundërshtarëve politik, teksa më të njëjtin intensisitet edhe rruspat vijon shëmbjen e paligjshme të monumenteve të kulturës, - vëreh Shehi. - Pas Teatrit Kombëtar babëzia e PPP-ve “alla Ndranghetiane” nuk kurseu as maternietetin “Mbretëresha Gerladinë”, një prej ndërtesave simbol të kryeqytetit dhe banorëve të tij, njëherësh i shpallur monument kulture i kategorisë së dytë.

"Se përse duhej shembur në këtë kohë pandemie, ky objekt me vlera të rralla historike, pak javë përpara zgjedhjeve dhe pa asnjë informacion publik, është shumë e qartë. Bëhet fjalë për 7 milionë euro në tepsi, që Kryeministri dhe vartësit e tij i kishin rezevuar dhe ia kishin premtuar oligarkëve të tyre, mbështetjen e të cilëve Rama e kërkon me ngulm me 25 prill.

Institucionet nuk duhet të heshtin përballë këtij skandali, që i shtohet radhës së abuzimeve të sektit të “Rilindjes” dhe masakrës që i po kryhet kryeqytit tonë, prej vitesh tashmë," bën thirrje me forcë Dashamir Shehi. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco