VIDEO/ Rruga e Kombit e bllokuar prej orësh nga bora, Salillari nuk e pastron

VIDEO/ Rruga e Kombit e bllokuar prej orësh nga bora, Salillari nuk e pastron

21:56, 21/03/2021

Disa reshje bore të rëna gjatë ditës dhe në mbrëmje kanë bllokuar prej shumë orësh Rrugën e Kombit.

Situata është bërë e rëndë gjatë darkës, ku qindra makina dhe qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë dhe nuk lëviznin dot pasi firma Salillari nuk e ka pastruar atë nga dëbora.

Mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit e ka firma Salillari dhe duket se nuk janë merakosur shumë për ta mbajtur të hapur.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke publikuar në faqen e tij një video nga situata e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco