VIDEO/ Ish-kryeministri publikon pamjet: Mbrojtje burrërore e Boçit ndaj agresorit

VIDEO/ Ish-kryeministri publikon pamjet: Mbrojtje burrërore e Boçit ndaj agresorit

12:45, 19/03/2021

Që prej mëngjesit në rrjet janë shpërndarë pjesë të prera nga regjistrimet videot të sulmit të biznesmenit të Ramës, Gjergj Luca ndaj kandidatit për deputet nga PD, Luçiano Boçi.

Duket qartë që pamjet e filmuara janë prerë dhe montuar për të favorizuar Lucën dhe janë shpërndarë në mediat e kapura nga Rama.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar pamjet që dukshëm janë të montuara.

Berisha e quan ‘mbrojtje dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit’.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Video që dëshmon se si i vërsulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca, si qen i tërbuar ish- deputetin Luçiano Boçi!

Duke shprehur solidaritetin tim më të plotë kandidatit për deputet Boçi për mbrojtjen dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit, është rasti ti themi këtij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath për në Beograd, kurse ti do ndëshkohesh për veprën e rëndë penale të krimit të rëndë elektoral!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco