Selia e FRD, Sali Shehu i del borxhit Veliajt: Mos guxo më 23 mars pa vendosur drejtësia!

Selia e FRD, Sali Shehu i del borxhit Veliajt: Mos guxo më 23 mars pa vendosur drejtësia!

12:38, 19/03/2021

Sali Shehu, Kryetari i FRD, ka njoftuar sot Bashkinë e Tiranës dhe Policinë bashkiake që të mos ndërhyjnë me forcë në datën 23 mars për t’i nxjerrë nga godina, pasi pikërisht atë ditë në orën 9:45, do të zhvillohet seanca gjyqësore midis tyre në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

FRD-ja ka vënë në dijeni për këtë zhvillim edhe Komisionerin Shtetëror të Zggjedhjeve, Ilirjan Celibashin dhe tri ambasada: Të SHBA, të BE dhe të OSBE me argumentin se “ndërhyrja me forcë do të sillte cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara të subjektit politik, duke mohuar ekzistencën e tij dhe ushtrimin e veprimtarisë politike”.

Përplasja midis FRD-së dhe Bashkisë së Tiranës ndodhi disa ditë më parë, kur kjo e fundit tentoi me dhunë ta nxirrte këtë parti nga godina ku kishte zyrat e saj me argumentin se i kishte përfunduar kontrata e qerasë.

Përplasja u përshkallëzua deri në dhunë fizike nga ana e Bashkisë së Tiranës, duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës, i cili shkoi ta vrojtonte nga afër atë që po ndodhte dhe e cilësoi si të qëllimshme, dhunën e Bashkisë ndaj FRD-së.

"Situata e paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike - tha Presidenti më 15 mars, - dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësaj force politike opozitare, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend."

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco