Çka janë tonsillet (bajamet) dhe kur duhet larguar

Çka janë tonsillet (bajamet) dhe kur duhet larguar

09:40, 10/04/2019

Bajamet janë inde të vogla nga një në secilen anë. Ato janë aty për të luftuar bakteriet gjersa ju jeni fëmijë. Pas moshës tre vjeqare fillojnë të humbin rëndësinë në luftën kundër bakterieve dhe fillojnë të tkurren. 

Pse duhet larguar?

Bajamet hiqen tek fëmija juaj atëherë kur ai ose ajo ka pezmatime të shpesha të bajamëve, që i kushtojnë edhe me humbje të vazhdueshme të ditëve në shkollë. Trupi juaj akoma mund ti luftojë infeksionet edhe në mungesë të bajameve. Ato largohen vetëm në rastet kur janë më të dëmshme në krahasim me dobinë e tyre.

A ka alternativë tjetër ndaj operimit të bajameve?

Antibiotikët mund të ndihmojnë për një kohë, mirëpo përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve mund të shkaktojë probleme tjera. Antibiotikë në doza të vogla për disa muaj mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të infeksioneve.

Si kryhet operimi?

Fëmija juaj do të jetë në gjumë. Bajamet do të largohen nëpërmjet gojës dhe gjakderdhja do të kontrollohet. Ka disa mënyra se si bëhet varësisht nga mosha dhë arsyeja e operimit. Operacioni zgjat rreth 40 minuta. Pastaj fëmija juaj do të dërgohet në dhomën intensive ku do të monitorohet derisa të zgjohet nga anestezioni.

Sa do të qëndrojë fëmija në spital?

Zakonisht pacientet e operuar qendrojnë nje natë pas operimit. Varet edhe nga koha se kur pacienti është operuar, në mengjes apo pas dite. Sidoqoftë, pacientët shkojnë në shtëpi vetëm atëherë kur ai ose ajo të ndjehet mirë.

A mund të ketë problem?

Operacioni i bajamve është shumë i sigurtë, mirëpo secili operacion bartë një rrezik të vogel.
Problem më serioz është gjakderdhja. Ndonjëhere nevojitet një operim i dytë për ta ndalur. Katër nga 100 pacientet e operuar nga bajamet kanë nevojë të kthehen në spital për shkak të gjakderdhjes, mirëpo vetëm një në 100 ka nevojë për riintervenim. 

Fëmija juaj do të ketë dhëmbje fyti

Fyti i fëmijes tuaj do të shërohet ditë për ditë. Në ditët e para pas operimit i jepni barëna kundër dhembjeve gjysëm ore para se të ushqehen. Mos i jepni fëmijes tuaj aspirinë-mund të nxisë gjakderdhjen (aspirina nuk është bar i sigurt për fëmijet nën moshën 16 vjeqe, vetëm nëse e përshkruan mjeku).

Të ushqyerit ka rëndësi për shërim më të shpejtë. Dhjetë ditët e para rekomandohet ushqim i butë dhe në temperaturë të dhomës, të konsumoni lengje poashtu. 

Fëmija mund të ketë dhembje të veshëve

Është normale mëqense fyti dhe veshët kanë të njëjtin inervim. Kjo nuk do të thotë që fëmija ka infeksion të veshit.

Fyti i fëmijes tuaj do të duket i bardhë

Është normale në procesin e shërimit të fytit, poashtu mund të vëreni disa penjë në fyt- ndonjëherë ata përdoren për të ndalur gjakderdhjen gjatë operimit, dhe do të bien vetëvetiu.

Disa fëmijë nëse nuk ushqehen si duhet mund të fitojnë infeksion të fytit. Nëse ndodhë mund të keni temperaturë dhe erë të keqe nga goja, Konsultoni mjekun.

Le të pushon nga shkolla 10 deri 14 ditë

Sigurohuni që pushon në shtëpi , largë tollovisë dhe mjediseve me tym. Mbajeni largë përsonave me kollë. 
Fëmija në fillim ndjen lodhje.

Gjakderdhja mund të jetë serioze

Nëse vëreni gjakderdhje nga fyti i femijës, duhet të shkoni te mjeku juaj apo të lajmëroheni në spitalin më të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco