Kurti flet për skemat sociale: Do ta eliminojnë varfërinë ekstreme dhe korrupsionin

Kurti flet për skemat sociale: Do ta eliminojnë varfërinë ekstreme dhe korrupsionin

20:41, 22/02/2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij, shkruan Syri.net Kosova.

Kurti, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se skemat sociale të qeverisjes së tij, ndër të tjera, do eliminojnë edhe korrupsionin.

“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV-së.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij, prioritet do t’i jepet mirëqenies ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe fushes së drejtësisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco