Mos i mëshoni Begajt! Kursejeni të gjorin!

Mos i mëshoni Begajt! Kursejeni të gjorin!

Nga Milaim Nela - 18/01/2024

Nga Milaim Nela

Bajram Begaj është një peng viktimë!

Ai ishte peng i dosjes "Meçollari" e cila është e depozituar në SPAK para se ai të detyrohej të ulej në karrigen e Presidentit nga patronazhisti i tij Edi Rama!

I shkreti Bajram ka dy rrugë;

1. Të kundërshtojë shkeljet flagrante gjë e cila e çon drejt shkarkimit dhe burgut të pashmangshëm (të cilit gjithësesi nuk do ti shmanget dot, është vetëm çeshtje kohe) ose

2. Të leximit të arësyetimeve të dekreteve që miraton e që dukshem nuk janë të zyrave të tij por të pasuesve të Fugës në kryeministri e te mbllaçitë paturpshëm turpin siç po bën!

Ai ka zgjedhur rrugën e dytë me logjikën se kushedi ç'bën Zoti e ndoshta i shpëtoj burgut!

Begaj është një kukull pa personalitet dhe nuk meriton as të përmendet si president sepse thjesht nuk ekziston!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco