Papa Gjon Pali II dhe burgu i Edi Ramës

Papa Gjon Pali II dhe burgu i Edi Ramës

Nga Mehmet Elezi - 31/12/2023

Gabriel Garcia Markezi ka një tregim atipik (letërsia e madhe s’mund të jetë tipike). Titulli: “Rrugë të mbarë zoti President!”. Botuar edhe në shqip, (“Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Dituria, 1994).

Presidenti i Markezit është në pension. Kanë përhapur fjalë se është i korruptuar, se ka vjedhur pasurinë publike. Ai është “syrgjyni më i kamur i Martinikas”, thotë dikush në tregim.

Presidenti në pension sëmuret, duhet të bëjë një ndërhyrje kirugjikore. S’ka pare. Detyrohet me shitë suveniret e familjes, me pague operacionin.

Fill pas ky president mbledh fuqitë e vihet në krye të një lëvizjeje të re “për një atdhe dinjitoz”, shkruan Markezi.

Ky model i rrallë shtetari, i ngritur në piedestal nga një gjeni, në Shqipërinë e Edi Ramës shpërblehet me burg. Sali Berishau dënua si udhëheqës i opozitës, por “asnjë diktator s’ka fuqi me diktue në zemër”, thotë Shileri (Schiller).

Pakkush beson se mendimi dhe zemra e lirë e Sali Berishë s’mund të burgosen. As vullneti i pathyeshëm i tij. As energjitë e stuhishme të tij.

Papa Gjon Pali i 2-të flet për një burg tjetër. Për burgun e zemrës së mbyllur.

“Burgu më i keq do të ishte një zemër e mbyllur”, thotë Ati i Shenjtë.

Edi Rama është pikërisht në burgun e zemrës së mbyllur. Shqipëria e tij është kapluar nga ajo lloj “demokracie”, për të cilën Vaclav Haveli thotë se “të ndershmëve ua lidh duart, të pandershmëve u mundëson gjithçka”.

Burgu i zemrës së mbyllur është zgjedhje e Edi Ramës për veten e tij. Në daç si metaforë, në daç si realitet. Prej tij s’e shpëton dot kush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco