Faleminderit AKI, mbrojtësi i Sigurisë Kombëtare

Faleminderit AKI, mbrojtësi i Sigurisë Kombëtare

Nga Drizan Shala - 23/12/2023

Çka është thënë në konferencën e mbajtur nga ana e kryeministrit të Kosovës, në lidhje me raportin të prezantuar nga ana e Ministrit të MPB-së, për ngjarjen terroriste në territorin e Kosovës, në muajn shtator 2023, ku ishte tentativa e parë për të ndezur një konflikt të përmasave rajonale?

Në kuadër të kësaj konference, kryeministri vuri theksin mbi ruajtjen e sigurisë kombëtare, e cila ishte në rrezikun më të lartë, që nga shpallja e pavarësise se Kosovës në 2008,  ku duhet konstatuar që AKI-ja (Agjencioni Kosovar Inteligjences), në bashkërendim dhe bashkëpunim më partnerët tanë strategjik, në fushën e sigurisë dhe inteligjencës (USA), kanë mundur të menaxhojnë në kohe reale dhe faktike gjithë kërcenimet që ishte përballuar siguria nacionale në vend.

Pra, bazuar në legjislacionin në fuqi, niveli strategjik udheheqës i AKI-se,  në baze të kësaj që është paraqitur nga ana e kryeministrit në konference mund vlërsohet që çfarë do kërcnimi që mund t'i paraqitet sigurisë kombëtare (nacionale) ky institucion do të jetë gardiani i parë i aktivizimit të arkitektures se institucioneve të sigurisë në lëvizjën drejtë qëllimit dhe synimit që është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të Republikës se Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco