Çfarë faji ka Gani Jakupi?

Çfarë faji ka Gani Jakupi?

Nga Shenoll Muharremi - 24/11/2023

Nuk mundemi me u tallë me njeriun, nuk besoj që ai mund të ketë bërë diçka keq apo jashtë rregullave. Mesiguri ai është pyetur nga Ministra e Jashtme për disa shërbime specifike dhe ka pranuar. Cili është faji i tij?

Në Amerikë thuhet që nuk ekziston një marketing i keq, po supozoj që nga kjo fushatë z. Jakupi u bë i njofshëm në Kosovë, shumë nga ne nuk e kemi njohur më herët. Por ai dhe askush tjetër nuk meriton të stigmatizohet në këtë masë, pa arsye.

Ne kemi punë me ata që menaxhojnë paranë publike. Edhe në rast se Ganiu të ishte biznes e jo individ, ne kemi punë përsëri me ata që kanë dhënë kontratën publike, me punëdhënësin. Gjithashtu, ne ende nuk jemi në dijeni nëse pagesat 7,500 janë shpaguar apo jo për shkak se nuk janë bërë transparente qëllimet dhe çfarë është arritur.

Pse po 'lodhem' me shkruajt këtë? Për shkak se nesër secili nga ju dhe ne mund të jetë një viktimë e tillë e talljes pa arsye.

Kjo duhet të përfundoj dhe konteksti dhe fokusi duhet të vendoset aty ku duhet: tek politika e jashtme, ministra e jashtme dhe qeveria e Kosovës. 

Nuk duhet problemin ta trajtojmë nga bishti, por duhet të fokusohemi tek koka. Kjo kontratë është vetëm një fluskë e një mentaliteti qeverisës që ka ndëprerë kontratat e lobimit në SHBA. Pastaj ka lidhur kontrata të vogla apo 'modeste' si thuhet për të kursyer 'paranë publike'. 

E cili është efekti? I tmerrshëm është efekti i kësaj politike: jemi ndër sankcione dhe kemi humbur mbështetjen e SHBA-së dhe shumicës së aleatëve. Ky është problemi ynë, nuk është Gani Jakupi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco