Protestat sociale – loja me zjarr!

Protestat sociale – loja me zjarr!

Nga Zejnullah Jakupi - 03/11/2023

Ka ditë në të cilat opozita, LDK, PDK, AAK të deklaruara si parti të djathta, në këto 20 vite, na kanë „teshur“ trurin – e kanë dominuar opinionin publik duke keqinformuar opinionin- e mbështetjen e kanë fituar nga gazetarë, publicistë intriguesë-manipuluesë. I njohim puthadorasit e ideologjisë kopjuese gjoja ´konservatore´…. 

Kjo sortë i ka mashtruar shqiptarët me vite duke shpërndarë mjegullë- duke manipuluar me vite se politikat socialdemokratike të Albin Kurti janë të dëmshme për vendin. Ata i kanë keqinterpretuar, na kanë dezinformuar duke e quajtur "ideologji bolshevike", "radikaliste" dhe duke e paraqitur vazhdimisht se LVV është kundër politikave të ekonomisës së tregut dhe e kanë paraqitur kundërshtare të SHBA-ve dhe kapitalizimit, pra të ekonomisë së Tregut të Lirë...

Duhet ta kuptojmë se të gjithë këta që sot po „brengosen" për rroga, gjendjen sociale të punonjësve, arsimtarëve, policëve, punëtorëve në përgjithesi- të klasës së mesme janë deklaruar që moti- menjëherë pas çlirimit se janë parti të djathta. E pra kjo tregon se nuk ju ka interesuar gjendja e punëtorëve – nuk ju ka interesuar gjendja sociale e klasës së mesme (Kanë ditur me i vu në gjumë- jo me hatër por me zor, dihet).

Kur e paraqisnin Albin Kurti të tillë e kishin parasysh pushtetin por jo mjerimin e klasës punëtore as të shoqërisë mbarë. Ky është mentaliteti i liberalëve – Zoti na ruajt, të braktisur qe gjysmë shekulli. Po eja të bëhemi pak më real dhe të sinqertë- të bëhemi s´paku neoliberal.

E në cilin taborr vallë vegjetojnë këta që sot po ju dhembë për punëtorë dhe shtresën e mesme? Pse e ka mirë Albin Kurti?
Socialdemokracia e Albin Kurtit është një ideologji e majtë e politikës që i favorizon politikat sociale dhe ekonomike për të rritur barazinë shoqërore dhe për të mbështetur më shumë shtresat e varfra dhe të mesme të shoqërisë.

Socialdemokracia i jep një rol të rëndësishëm shtetit në të mirëqenë sociale dhe ekonomike. Ajo promovon shërbime publike të financuara mirë, përfshirë arsimin dhe shëndetësinë publike.

Ta themi: Socialdemokracia nuk është kundër tregut të lirë, por favorizon rregullimin dhe kontrollin e tij për të parandaluar tërheqjen e fuqive të tregut dhe për të garantuar që të ardhurat dhe pasuritë të ndahen më barazi. Socialdemokracia promovon të drejtat e punëtorëve, përfshirë orën e punës, pagën minimale, dhe sigurinë sociale.
Socialdemokracia përkrah përfshirjen sociale të të gjithë qytetarëve dhe përpjekjet për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar barazi të gjerë.

Faqja tjetër e medaljes janë partitë konservatore djathtiste: Partitë konservatore djathtiste janë të pozicionuara politikisht në spektrin e djathtë dhe shpesh mbrojnë konservatizmin social dhe ekonomik.Partitë konservatore janë të konservatorë në lidhje me vlerat dhe traditat shoqërore. Ata mund të mbrojnë vlera tradicionale të familjes, moralitetin, dhe kulturën. Por shtrohet pyetja; a i mbrojtën këto vlera në Kosovë? Sigurisht JO.

Vetëm ta cekim kalimthi kritikën që kishte Theodor W. Adorno, filozof dhe sociolog gjerman, kritikën e tij ndaj shoqërisë dhe kulturës kapitaliste. Ai ka shprehur shqetësimet e tij rreth ndikimit të prodhimit kapitalist në mendësinë dhe kulturën njerëzore në përgjithësi. 
Në veprën e tij të njohur "Dialectic of Enlightenment"  të shkruar në bashkëpunim me Max Horkheimer, Adorno shpreh shqetësimin se shoqëria kapitaliste dhe prodhimi i tregut mund të çojë në "perlarjen e trurit," të cilën ata e interpretojnë si humbjen e aftësisë së njeriut për të menduar kritikisht dhe për të kuptuar thellësisht botën rreth tij.

Adorno argumenton se në shoqërinë kapitaliste, ku vlerat kapitaliste, tregu dhe fitimi janë të vendosura në qendër të çdo gjëje, njeriu tendoset të bëhet një konsumator pasiv dhe i dëshpëruar. Ai shpreh bindjen se kjo ndodh sepse prodhimi kapitalist është i orientuar kah realizimi i fitimit dhe zhvillimi i teknologjisë, ndërsa mendimi kritik dhe shqyrtimi i thellë i aspekteve humane dhe shoqërore të jetës humbet.

Në këtë kontekst, Adorno dhe Horkheimer trajtojnë mediat e masa, kulturën pop, dhe komoditetin e konsumit të masave si përdorues të fuqisë së kapitalit për të "perlarur trurin" e njerëzve. (shiko disa emisionet akulturore aktuale). Kjo është në të vërtetë një kritikë e thellë ndaj konsumizmit të kotë dhe uljes së ndërgjegjësimit intelektual, që ata e shohin si pasoje të dominimit të kapitalizmit.

Kjo analizë e thellë e Adorno dhe Horkheimer përpiqet të theksojë humbjen e refleksionit kritik dhe të ndërgjegjësimit të njeriut në shoqërinë kapitaliste, në të cilën interesat financiare dhe tregu dominojnë mbi çdo gjë edhe mbi art, mbi familjen, moralin, arsimin, kulturën në përgjithësi. Analiza ishte themeluar rreth vitit 1944, dhe vazhdon të ketë rëndësi në studimin e kulturës, medias, dhe ndikimit të kapitalizmit në shoqërinë bashkëkohore.

Në këtë sens neomajtistët gjithmonë kanë patur një trajtim më kritikë mbi proceset shoqëroro-politike dhe ekonomike gjithsesi edhe mbi artefaktet kulturore dhe kanë dijtë më mirë t´i shpjegojnë detajisht fijet e holla të pushtetit dhe lidhjes së tyre me tregun dhe sistemin shoqëror e politik.

E kur jemi te partitë konservatore djathtiste duhet thënë se ato favorizojnë një treg të lirë dhe shumë pak ndërhyrje të shtetit në ekonominë e lirë tregtare. Në Kosovë këta djathtistët i mbrojtën vetëm biznismenët, ata që kishin nga 2-3 milionë pasuri, të mos flasim për ata mbi 10 apo 200 milionë.

Konservatorët shpesh mbështesin zbatimin e politikave fiskale konservatore, duke përfshirë uljen e taksave dhe shpenzimet publike të reduktuara.

Partitë konservatore janë të kujdesshme për rendin dhe autoritetin në shoqëri dhe qeveri dhe janë të kundërt ndaj ndryshimeve radikale ose revolucionare.

Këto janë dallimet kryesore në qëndrimin dhe politikat e partive socialdemokrate dhe partive konservatore djathtiste. Është e rëndësishme të theksohet se ka ndryshime të ndryshme brenda secilës kategori, dhe qëndrimet dhe politikat e partive individuale mund të ndryshojnë varësisht nga vendi dhe kohëzgjedhja. 

Gjithsesi Kosova e Albin Kurtit e preferon sikur në Gjermani një kombinim: Treg të Lirë- kapitalizëm dhe ekonomi sociale. Pra, dyjat bashkëjetojnë, natyrisht ka djathtist radikal që nuk kanë mëshirë për klasën- shtresën e mesme. Ju intereson vetem pasurimi i tyre dhe punëtorët i skllavërojnë. Nuk kanë fare mëshirë.

Ku është dallimi mes investimeve private - kapitaliste dhe atyre publike. Shembull: Autostrada Ibrahim Rugova- „Rruga e Kombit“ ka kushtuar 1.5 miljardë dhe shumë mirë që është bërë. Kush e ka financuar- natyrisht shteti nga buxheti i tij. Kështë duhet të veprohej edhe Trepçën.

Shteti mund të investojë dhe të paguaj pë investimin për ta bërë funksionale dhe konkuruese në treg me 2 miljardë euro ose të marrë kredi për investime. Madje Trepca do i nxjerrte 10 fish investimin. Perfituse do jetë Kosova, taksapaguesit dhe shteti. Ky investim do e rriste edhe mirëqenien e përgjithshme në vend. Edhe investitori privat mund të investojë, ndoshta edhe më shumë se kaq, por fitimi i shkon atij, pos taksës që e paguan.

Se kombinimi (publiko-privat) është i mirë, ashtu edhe siç po mbretëron tani në Kosovë, Gjermani etj, e ka zanafillën nga socio-ekonomisti britanez Anthony Giddens, i cili paraqiti konceptin e "Rrugës së Tretë" në vitin 1998 në librin e tij "The Third Way: The Renewal of Social Democracy" (Rruga e Tretë: Rifreskimi i Demokracisë Sociale). 

Kjo ide e "Rrugës së Tretë" është një përpjekje për të gjetur një mënyrë të re dhe të harmonizuar për të kombinuar elemente të traditës së majtë (socialdemokracisë) dhe të djathtës (liberalizmit ekonomik).

Në thelb, Rruga e Tretë është një tentativë për të përdorur idetë e të dy këtyre ideologjive tradicionale për të përmirësuar mënyrën se si funksionon shoqëria në epokën e globalizmit dhe të tregut të lirë. Disa pika kyçe të konceptit të Rrugës së Tretë janë:

Kombinimi i mirëqenies sociale dhe lirise individuale: Giddens argumenton se është e mundur të kombinohen parimet e socialdemokracisë, që përfshijnë mirëqenien sociale dhe barazinë, me parimet e lirise individuale dhe tregut të lirë. Kjo do të krijonte një shoqëri më të drejtë dhe të lirë.

Rruga e Tretë promovon investimin në arsim dhe shkencë si mënyrë për të krijuar një shoqëri me një fuqi punëtore më të aftë dhe inovative.

Giddens argumenton se duhet të merret parasysh mbrojtja e mjedisit dhe qeverisja e mirë në këtë model të shoqërisë së tretë.

Giddens nuk kundërshton tregun e lirë dhe konkurrencën, por përqendrohet në rregullimin e tyre për të siguruar që ata të shërbejnë interesat e përgjithshme dhe të ndihmojnë në parandalimin e pasurive të mëdha dhe fuqisë tregtare.
Rruga e Tretë përfshin një pranim të globalizmit dhe përpjekjen për të përdorur forcat globale në dobi të qytetarëve dhe shoqërisë.
Rruga e Tretë është një ideologji që ka pasur ndikim në politikën e disa vendeve në vitet 1990 dhe 2000, veçanërisht në disa vende të Evropës. Megjithatë, është gjithashtu subjekt kritike dhe i një diskutimi të vazhdueshëm, dhe përmban sfida në zbatimin e saj në praktikë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco