Çfarë tha dhe kërkoj sot Ursula von der Leyen në Prishtinë?

Çfarë tha dhe kërkoj sot Ursula von der Leyen në Prishtinë?

Nga Shenoll Muharremi - 30/10/2023
Çfarë tha dhe kërkoj sot Ursula von der Leyen në Prishtinë?
Presidentja e Komisionit Europian von der Leyen e ka bërë një flurim 10 minutësh nga Shkup në Prishtinë. Ajo në mëngjez u takua me Kryeministrin dhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe mesazhet kryesore atje ishin ndëmarrja e reformave që nevojiten ndryshimin e kushtetutës. Pas takimeve në Shkup, ajo u takua në Prishtinë me Presidentën dhe Kryeministrin. As në Shkup as në Tiranë nuk takoj opozitën. Nesër ajo takohet në Beograd dhe pastaj vazhdon turnun Ballkanik.
Mesazhet kryesore për Kosovën ishin rreth dialogut dhe reformave strukturale. Ajo përsëriti gjithashtu që BE-ja është plotësisht e përkushtuar për një të ardhme të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës si pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu ka elaboruar edhe rreth nevojësh për fokus në ekonomi dhe ka thënë që Kosova ka potencial ta dyfishoj ekonominë e saj dhe se Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perendimor e ndihmon këtë. Ndërsa gjithashtu ka përmendur edhe instrumentin 30 milairdësh të BE-së për Ballkanin Perendimor (Planin e Investimeve Evropiane) ku Kosova po përiton disa projekte tashmë.
von der Leyen nuk ka përmendur aspak Aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe se aty BE duhet të kthej përgjithe Kosovës dhe ta udhëzoj për kushte dhe reforma që duhet të ndërmarrë që të marr statusin e Kandidatit dhe të filloj negoaciatat e anëtarësimit. As heqja e masave të BE-së të vendosura padrejtësisht dhe largimi i tyre nuk u përmendën.
Në vijim janë 10 meszhat e oragnizuara nga unë në tri tema që presidentja e Komisionit Europian dha për Kosovën sot në Prishtinë:
Mesazhet Kryesore
1. Kosova duhet të zbatoj asociacionin, Serbia duhet të njof de-fakto Kosovën;
2. Dënoj fuqishëm sulmet e dhunshme të 24 shtatorit. Ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve të punonjësit të policisë. Dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë;
3. Ju siguroj se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për një të ardhme me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e Bashkimit tonë Evropian;
4. Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës do të mund të gëzojnë udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian;
5. Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Është absolutisht thelbësore që të dy të angazhohen, të bashkëpunojnë. Dialogu i BE-së është vendi për të diskutuar këto tema.
Mesazhet rreth Reformave
6. Kosova po bën progres të qëndrueshëm në reformat e BE-së. Sidomos në forcimin e demokracisë, me reformën tuaj zgjedhore ndërpartiake;
7. Përmirësimi i mjedisit të biznesit, pajisja e njerëzve me aftësitë e duhura, ose gjelbërimi i sektorit tuaj të energjisë… prioritete horizontale, si forcimi i gjyqësorit, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Mesazhet për Ekonomi dhe Investime
8. Duhet t'i afrojmë ekonomitë tona. BE ka për Ballkanin Perëndimor Planin e Investimeve Evropiane prej 30 miliardë eurosh (Korridori X hekurudhor që ju lidh ju, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut; Solar4Kosovo-Fotovoltaic Impianti që jeni duke e përgatitur) Ju kemi mbështetur me 75 milionë euro për energjinë;
9. Ekonomia e Kosovës është në 27% të të ardhurave mesatare të BE-së. Pra, ka shumë potencial të pashfrytëzuar.
10. Plani i Rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonominë tuaj brenda një decade dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Qëllimet: (a) të nxisë ekonominë tuaj; (b) të krijojë vende të mira pune, dhe (c) t'ju mbështesë në rrugën tuaj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco