Dialogu po merr dimension të ri

Dialogu po merr dimension të ri

Nga Sadri Ramabaja - 26/10/2023

Në prag të takimit të paralajmruar të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në margjinat e takimit të Këshillit Europian [BE-së] të enjten në Bruksel, janë krejtësisht të natyrshme tri pyetjet si vijon:

1. Kujt dhe pse i ngutet të dalë me “propozim modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe si ndodhi që ky propozim të bëhet publik para se të përfundojnë hetimet për agresionin ushtarak të Serbisë më 24 shttaor 2023? 

2. A është e gatshme Bashkësia Nëdrkombëtare, alias diplomacia perednimore, ta obligojë Serbinë që të jap garancione shtesë për pacënueshmërinë e integritetit të Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të sigurisë në rajon?

3. A nënkupton ky takim i nivelit të lartë, ku do të përfshihen edhe dy liderët e "motorit" të BE-së - pra Gjermanisë dhe Francës -kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti francez Emanuel Makron, që dialogu tashmë është rishikuar dhe ka dimensione më konkrete që garantojnë sukses?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco