Taktika e lodhjes dhe terapia e shokut

Taktika e lodhjes dhe terapia e shokut

Nga Shenoll Muharremi - 25/10/2023

Lloj lloj taktikash munden me u përdorë me shoqëri për me i shti me vepru kështu apo ashtu. Duket sikurse ne kemi disa simptoma të lodhjes dhe shokut aktualisht. Të shokuar nga sulmi në Banjskë dhe kërcënimi i luftës potenciale dhe të lodhur nga kriza e çmimeve të larta dhe situata ekonomike. 

Nesër ndoshta statuti i asociacionit kalon në njëfar mënyre në Bruksel si një 'model europian', por askush spo bënë zë. Jeni lodhë:) Gjithë këto kriza, nuk ka njeriu energji të pakufijshme, kozumohet e harxhohet. Kërcënime të sigurisë, kriza financiare e inflacionit me kosto të larta të produkteve, luftërat në Ukrainë e Gaza.. brengat e jetës e kanë bërë të vehtën. Tash ka ardh ndoshta momenti më kulminant i asociacionit, për çka qe 10 vite është ba e gjithë lufta për pushtet e janë ndryshy qeveri... dhe gjithçka po shkon me njefar qetësie e pa zhurëm..askush nuk po bënë zë. Njëfar situate si përgjumshëm shoqëria, ashtu 'a jemi në ëndërr apo zgjuar'

Një situatë e scenario sikurse me libër të psikologjisë: çka duhet me ba për me lodhë një shoqëri saqë mos me mujt as me reagu më. Me rëndësi, megjithatë, është me ruajt paqën dhe stabilitetin, mos me pas lufta dhe me komuniku e dialogu edhe me shekuj nëse ka nevojë vetëm njerëzit e të gjitha anëve mos me pësuar pafajshëm nga luftërat. Asnjëherë nuk duhet me neglizhu budallakinë dhe potencialin e errët për kriza e luftëra të disa politikanëve në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco