Gjeopolitika e frontit të dytë global të luftës

Gjeopolitika e frontit të dytë global të luftës

Nga Shenoll Muharremi - 20/10/2023

Fillimi i luftës në Lindje të Mesme është fronti i dytë i madh pas Ukrainës. Disa mund të shofin që një luftë e dytë globale më së shumti i konvenon Rusisë për shkak se do të shpërqëndroj Perendimin nga përkrahja e Ukrainës. POTUS Biden deklaroj që "SHBA ka kapacitete të përkrahë edhe Izraelin edhe Ukrainën në të njejtën kohë". Por për sa gjatë është pyetja thelbësore? Ne e dijmë që vetëm disa javë më herët kur Republikanët dhe Demokratët nuk po pajtoheshin në Washington DC, ndihmat për Ukrainën u rrezikuan. BE u panikos. "Europa nuk mundet pa SHBA të përkrahë Ukraikën" tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian më Samitin e Granadas.

Rusia me gjasë ka qenë shumë e interesuar të filloj një ftont të ri të luftës, por vetëm në zonat gjeografike me interes të lartë pët SHBA dhe BE. Ballkani shpëtoj falë inteligjencës së NATOs dhe akcionit profesional të Policisë së Kosovës me 24 shtatorë në Banjskë. Ndoshta për strategët Rus situata mes Izraeli/Gaza dhe Veriu i Kosovës kanë qenë zonat me potencial më të lartë për fillim të luftës (më fizibile). Shifet që në dy rastet janë përdorur grupe informale paramilitare terroriste për të orkestruar sulmet dhe filluar luftimet. 

Shtatori (Kosovë) dhe tetori (Izrael) na rikujtuan sa fragjile është paqja kur ka tensione dhe probleme të sigurisë të gërshetuara me interese gjeopolitike. Sa shpejt dhe lehtë mund ti dhezet fitili luftës në vende me tensione etnike dhe pa perspektivë ekonomike. Ndoshta një plumb i shkrepur gabimisht në Manastirin e Banjskës do mjaftonte që një luftë Ballkanike të fillonte me 24 shtator. Fatmirësisht gjithçka shkoj mirë. Tani nuk duhet të relaksohemi. Duhet hapa agresiv në drejtim të forcimit të stabilitetit dhe arritjes së marrveshjeve politike që sigurojnë paqe dhe garantojnë stabilitet. Në luftë jemi humbës të gjithë, ndërsa paqën e kemi në duar dhe horizont.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco