Goditja e radhës e Hoxhes ndaj Mehmet Shehut!

Goditja e radhës e Hoxhes ndaj Mehmet Shehut!

Nga Haki Abazi - 17/10/2023

Me shumë kujdes e pa asnjë moment surprise po e vështroj ekzekutimin hap pas hapi të skenarit kundër Presidentës. 

E pritur, dhe një “film që është parë disa herë”. Presidentja  është viktima e radhës e Albin Kurtit por skenari duhet të jetë i atillë që asesi dora e tij të mos shihet. Kësaj radhe nuk e besoj që kjo është e mundur! Kurti do bëjë luftën kundër çdokuj që mbanë gjallë qoftë edhe një simbol të Ibrahim Rugovës. Urrejtësi i fjalës së lirë dhe i mendimit të djathtë politik e ka të sigurt dështimin. 

Kurtit i duhet të shkojë në zgjedhje tani me urgjencë, por duke u viktimizuar në krahun e presidentës për t’ju shmangur presionit  ndërkombëtarë të konfirmuar prap nëpërmjet letrës që ka marrë nga BE+ SHBA para disa ditëve për zbatimin e marrëveshjeve që ka pranuar Kurti në Bruksel dhe Ohër. Kjo shkuarje në zgjedhje duhet te këtë një arësye që nuk do të asocionte  Kurtin si humbës dhe rrjedhimisht  topi e zjarri duhet të dalë në fushën e dikujt tjetër. Kujt tjetër përpos Presidentës. Të tjerët nuk i ka në lojë më!

Derisa  Kosova po vlon  për të kuptuar kush e lëshoi nga rrethimi kryeterroristin Radojçic me 30, 40, apo 90 cubat  që si në dasëm të ecnin malit të Kosovës, Kurti me skuadrilen e tij  të nëntokës së klanit të quazi  shërbimit sekret kanë përgaditur përplasjen e Presidentës me sistemin e drejtësisë. 
Kërcnimet, për të cilat u deklarua Presidentja sot janë gabim, nga kushdo që janë bërë, askush nuk duhet të kërcnoj e shantazhoj Presidentën, kushtetuta e përcakton përgjegjësinë por problemi është më i thellë, kush i ka përgaditur, kujt i shkojnë në llogari dhe se si Kurti do ta merrë në mbrojtje  Vjosa Osmanin kundrejt së cilës po rritet paranoja e bashkëpunimit me ndërkombëtarët pas shpinës së Kurtit.

Për habinë e atyre që nuk kanë durimin dhe analizën e duhur edhe pas rënies eventuale Vjosa Osmani do të përfshihet në listën e VV dhe pas zgjedhjeve  ku Kurti pretendon të dalë më i votuari në vend dhe deri atëherë milicia e facebook bashkë me dhomën e errët të propagandës të udhëhequr nga neo Nexhmije Hoxha do të provojë të manipulojë tribunat  e Air Albania dhe ndonjë stadiumi tjetër që pas këngës për Adem Jasharit, të thërrasin emrin  e Enver Hoxhës, me falni Albin Kurtit. 

Triumfalizmi i  Kurtit mbështetet në strategjinë e Ramës për ta amortizuar  opozitën dhe duke e shkatrruar me akuza të rrejshme, këdo që mund të paraqitet  si pengues në realizimin e qëllimeve egocentrike e narcisiode politike  të personit Albin Kurti. Për ekipe moti nuk bëhet fjalë. Ekipi është armiku kryesor i Kurtit. Dështimi pa ekip është pasqyra e qeverisjes për tre vite! 

Presidentja mund të vazhdojë betejën me sistemin  e drejtësisë, këtë e do Kurti. Ajo nuk ka shumë zgjidhje  tani kur ajo ka shumë pak përkrahës mbrenda skenës politike sepse kishte qëndruar e heshtur kur Kurti masakronte njerëzit më të afërt duke përdorur metodat me të ulëta. Pas zgjedhjeve Kurti do ta përdorë formën e njejtë dhe thikën e vrasjes së Hoxhës për Mehmeti Shehun por gjaku nuk do të shihet sepse të verbërit e naivët do ta sulmojnë Presidentën pa mëshirshëm saqë gjak nuk do të mbetet në skenën e krimit politik.

Vizita e senatorëve amerikan dhe kërkesat e tyre e kanë vendosur Kurtin  në planin  e urgjencës. Amerikanët e duan suksesin e shtetit  të Kosovës me çdo kusht, ndërsa Kurti me shpatën e tij të përgjakur, mbi  varre dhe me lule nga Holanda po ëndërron vendin e  Ramës dhe atë nga manipulimi i Çairit deri tek pështyrja e Bilallit e zhvatja për qëllime politike  edhe të familjes  së Adem Jasharit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco