Interesi i Kosovës zytare në luftën mes Izraelit dhe Hamas

Interesi i Kosovës zytare në luftën mes Izraelit dhe Hamas

Nga Shenoll Muharremi - 12/10/2023

Pasiqë lufta në Lindjen e Mesme është aktuale, po i elaboroj disa faktorë që kisha marrë parasyesh me gjeneru një pozicion zytar. Është normale që njerëzit si individ të kenë pozicione dhe qëndrim të ndryshme personale sa i përket ngjarjeve ndërkombëtare. Por pozicioni zytar shtetëror kërkon dhe nënkupton të konsiderohen interesat tona strategjike përfshi konsultimin e një varg faktorësh që duhemi me i marrë parasyesh për me gjeneru një pozicion kualitativ në një situatë specifike siç është lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Faktori 1: Marrëdhëniet Shtetërore Bilaterale. Sic dihet Kosova dhe Izreali kanë marrëdhënie bilaterale dhe Izreali e njef Republikën e Kosovës. Ajo e ka bërë këtë në një situatë shumë të ndijshme ndërkombëre, përkundër faktit që mund të ketë qenë kundër interesave të saja të brendshme dhe rajonale. Në anën tjetër Palestina nuk e ka njohur republikën e Kosovës dhe shpesj ka anuar tek Serbia sa i përket raporteve me rajonin tonë.

Faktori 2: Aleancat Ndërkombëratre. Politika e jashtme e Kosovës është e harmonizuar me perendimin, saktësisht me SHBA dhe Bashkimin Europian. Në këtë aspekt, Izreali është një aleat i fortë i SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Faktori 3: Kultura, Lidhjet dhe Religioni. Në Kosovë shumica absolute e qytetarëve janë të deklaruar si musliman, ndërsa  gjithashtu kanë opinion favorizues për Turqinë. Në këtë aspekt, sentimenti i pubikut të Kosovës mund të anoj dhe ketë simpati për Palestinezët, por jo për Hamasin që është shpallur një organizate terroriste nga SHBA dhe BE.

Faktori 4: Ligjet dhe e Drejta Ndërkombëtare. Kjo është një pikë e ndijshme kur duhet të konsultohen një set ligjesh rreth kufijtëve territorialë, vendbanimeve, të drejtat e njeriut dhe aspektet e vetëvendosjes.

Faktori 5: Stabiliteti Rajonal në Lindje të Mesme. Edhe pse Kosova nuk ka një ndikim në atë rajon, janë disa faktorë që mund të ndërlidhen me situatën e Kosovës dhe rajonin atje. Në Kosovë kemi pasur një sulm terrorist në Basnjkë me 24 shtator dhe ngjashemë Hamas ka ndërmarrë një sulm terroist dhe njihet si organizatë terroriste. Gjithashtu Kosova ka pasur telashe me luftërat në Lindje të Mesme më herët ku disa qytetarë të Kosovës janë indoktrinuar dhe kanë shkuar të marrin pjesë individualisht në luftëra atje. 

Faktori 6: Situata Humanitare. Fatkeqësisht më së shumti dëme pësojnë njerëzit dhe qytetarët e pafajshëm nga të gjitha anët. Në luftën mes Izrealit dhe Palestinezëve, për shkak se Izreale është fuqi rajonale, zakonisht krizat humanitare ndodhin në territoret palestineze. Kosova ka pasur një situatë të ngjashme të krizës humanitare dhe rugjatëve në 1999. Në këtë aspekt sentimenti tek publku i Kosovës është në anën e Palestinezëve. 

Përfundime:

Këto 6 faktorë kishin me qenë disa nga indikatorët determinues që kishim mundur të analizojmë për të gjenerohet një pozicion zytar rreth situatës dhe luftës në fjalë. Siç shifet, Kosova gëzon marrëdhënie të mira bilaterale me Izaelin, përderisa Palestina nuk e njef Kosovën dhe mbanë anën e Serbinë në ështjet e Ballkanit.  Edhe aleancat diplomatike të Kosovës e favorizojnë dhe sugjerojnë përkrahje për Izraelin. Në anën tjetër, nga aspekti kulturor, publiku kosovar mundet me pas sentiment pozitiv për Palsetinezët për shkak të religjionit dhe lidhjeve me Turqinë. Gjithashtu Kosova ka një histori të krizë humanitare dhe refugjatëve që ndëlidhjet me Palestinezët. 

Në përgjithësi, duket që interesi i pozicionit zyrtar të Kosovës favorizon marrëdhenie të mira dhe përkrahje direkte për Izraelin.. por duke pasur parsyesh dimenzionin e situatës humanitare të Palestinëve. Intersi i Kosovës është gjithashtu që lufta të përfundoj sa më parë pa u përhapur në rajon dhe të luftohen dhe ç'rrënjosen grupet terroriste në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco