Requiem politikave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Requiem politikave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Nga Dren Dushi - 01/10/2023

1. Misioni për ta ndryshuar/demokratizuar Serbinë (me Kosovën si mjet) 

Kur Sllobodan Milosheviq masakronte e vriste fëmijë në Bosnje, pastaj në Kosovë, deri në përmasa të gjenocidit, Presidenti aktual i Serbisë A.Vuçiq, i shpallur nga Ambasadori i SHBA-ve C. Hill si partner, shërbente si Ministër, bashkë me Ivica Daçiqin, të dy këta, kombinuar me Vulinin e Putinit, sot përbëjnë atë që quhet “Serbia evropiane”, pra Serbia që do të hyj në BE. 

Në anën tjetër, Kosova që zgjodhi një Qeveri të pa korruptuar në përgjithësi, pas pothuajse dy dekadash, me një palë zgjedhje me standardet më të larta demokratike, u konsiderua palë e cila duhet, nëse jo sanksionuar, marrë masa ndëshkuese. Këto masa ndëshkuese, do argumentoheshin nga diplomatë e politikanë perëndimorë, pak a shumë, përshtatur në logjikë, me këtë narracion: Rusia ka sulmuar Ukrainën, ka kthyer sigurinë e Evropës në kohën e para ardhjes së Jelcinit President i Rusisë, pra ka rikthyer murin e Berlinit, ka degjeneruar tregjet, dhe kjo duhet izoluar me çdo kusht, madje, jo vetëm si mundësi për luftë të re, por edhe si mundësi për probleme sado të vogla që mund të jenë, si shembull rasti i Kosovës, konkrretisht veriut të saj.

Por Serbia nuk ka vetëm plumbin e veriut, ka edhe plumbin e Srbska Republikës, shtetit të dytë serb në Ballkan, ka influencën e madhe në Mal të Zi, përmes Kishës Ortodokse, serbëve të Malit të Zi, dhe fuqisë ekonomike dhe politike të cilën e ka rritur, pas rënies së Millos nga pushteti, si rrjedhojë, Serbia është qendra me të cilën perëndimi duhet merrë, pra duhet ta qetësoj Serbinë, duke tentuar ta shfaqë si potencial për ta marrë në BE, me një proces sado pak të vogël tentim demokratizimi të saj. 

Për ta ndihmuar këtë proces, BE do ndajë shumë para, meqë i duhet Serbia kundër Rusisë, në kohën kur kjo e fundit kontrollon  Bjellorusinë, dhe ka simpatinë e neutralitetit potencial të disa shteteve tjera në Evropë. E për ndihmë ekstra, SHBA do dërgoj Ambasadorin Hill, një diplomat karriere, që të realizoj misionin, “demokratizim i Serbisë, joshje kah perëndimi”, mision i cili, nuk është aspak në kundërshtim me interesat e Kosovës. Por ku lindi problemi?

2. Kosova si mjet - Dakordimi i Ohrit

Presidenti Vuçiq (ish ministri i Millosheviç), shkoi në Ohër me këtë plan: Jap fjalën (dakordohem) me një dokument, i cili përfshinë të gjitha ato që i kemi në dakordimin e Ohrit, përfshi njohjen e simboleve shtetrore të Kosovës, përfshi fjalën se nuk pengojmë njëra-tjetrën në asnjë integrim internacional, pra që nënkupton; Spanja mund të njoh Kosovën meqë  Serbia nuk e ka problem në parim. Dhe, Kosova i jep Serbisë mundësinë që të financoj serbët në Kosovë me tansparencë, teksa serbët e Kosovës menaxhojnë vetë jetën e tyre, nën autoritetin e sigurisë së Kosovës, Kushtetutës së saj, ligjeve të saj. Por, kur të kem marrë Vetëmenaxhimin, arrihet uti-posidetis, dhe nuk mund të kthehemi pas, pra marrim Vetëmenaxhimin, nuk nënshkruajmë Ohrin, vetëm japim dakordimin, nuk e respektojmë, vazhdojmë lobimin kundër Kosovës.

Kjo logjikë, solli rezistencën e Kosovës, e cila solli edhe një rezistencë tjetër, fillimin e sabotimit të jetës publike dhe politike të serbëve të Kosovës, me urdhër të Beogradit. Meqë serbët ikën nga institucionet, filluan një strategji të re disa prej tyre, sidomos ata të ndihmuar elementë të sigurisë, atë të dhunës, fillimisht ndaj gazetarëve e KFOR-it, Policisë së Kosovës, por filluan të bëjnë preparacionet edhe për luftë guerile-terroriste, meqë informacionet rrodhën se Kishat Ortodokse të veriut, po shndërroheshin në Kazerma municioni për terroristët. 

Të gjitha këto i ka ditur jo vetëm Kosova, por edhe perëndimi. Meqë i ka ditur Kosova, Qeveria Kurti urdhëron policinë që të siguroj paqen, dhe sundimin e ligjit në atë zonë. Meqë e ka ditur perëndimi, i kërkonte Kosovës të kundërtën, pra mos prezencë policore, në mënyrë që terroristët të mos bëhen më të dhunshëm. Ose të rrijnë të pa aktivizuar, me arsyetimin e logjikës së fillimit të këtij shkrimi.

3. Shpallja e luftës terroriste Kosovës, vendit me popullësinë më të varfër në Evropë, BE-ja konsideroj se duhet t’i vihen sanksione (apo masa), meqë ajo po ka frikë terroristët, dhe po do prezencë policore në zonën ku Vulini shndërron Kishat në kazerma municioni, siç edhe raportonte vazhdimisht nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Britanisë, zonja Alicia Kearns. Por BE do argumentonte me një ide më të madhe; duhet të mos lejojmë një konflikt të ri në Evropë, pas atij në Ukrainë, edhe nëse Serbia me liderë që kanë shkollën e Millosheviqit rrit apetitet për ndikim në tërë rajonin.

Me gjithë këtë, BE nuk ka pritur që serbët, shkojnë deri aty ku, dijnë të shkojnë, dhe shkuan. Pra sikurse në rastin e para intervenimit të NATO-s në Jugosllavi, serbët nuk hedhnin shpatën nga dora, meqë historikisht nuk janë mësuar ta heqin, sidomos jo ndaj më të dobëtve, këtë radhë, pasonte ndëshkimi, anipse ndëshkuesit nuk prisnin që Millosheviq masakronte civilë një ditë pas bisedimeve me perëndimin për tu ndalur.

Plani për luftë gjason plotësisht me aktivitetin rus në Ukrainë, para se të nisë invazioni, por invazioni serb nuk mund të nisë në Kosovë, andaj, ku po do të dalë Serbia me këtë?  Nga pistole deri te raketa-hedhës kishte grupi terrorist i cili ishte kurdisur nga ushtria dhe intelegjenca serbe, për të nisur luftën “civile” të serbëve lokal të Kosovës, kundër Kurtit, që sipas tyre po bën “pastrim etnik, në bashkëpunim me disa vende perëndimore”. Lufta terroriste u shpall, u godit policia e Kosovës, u humb një jetë dhe u rrezikuan shumë tjera, dhe ky zhvillim, vërtetoi se Qeveria Kurti nuk kishte dërguar prezencë ekstra në veri ngase kishte parë disa babadimra atje, teksa sanksionet (masat) ndaj Kosovës, humbin çdo kuptim, çdo bazë, çdo etikë madje edhe në politikë.

Kësisoj, mund të shpallet lirisht, një requiem për politikat ndërmjetësuese të BE-së, që ndonëse mund të kenë pasur qëllim të madh, kanë zgjedhur rrugë jo të duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco