Asociacioni, Asociacioni, Associacioni...

Asociacioni, Asociacioni, Associacioni...

Nga Jakup Azemi - 24/01/2023

Gjykuar paraqitjen e Vucicit para mediave Serbe me 23 Janar, munde te konkludojme se Vucic e perdori kete paraqitje per te njoftuar publikun e gjere ne Serbi, se koha e zhagitjeve ka marre fund, dhe se nje marreveshje - finale mes Kosoves dhe Serbise eshte iminente (e pritshme se shpejti).

Serbija duket, qe me ne fund  te jetedetyruar dhe "pajtuar" me interlokutoret perendimor per te proceduar ketij drejtimi!

Duke thene kete, nenkuptohet qe presioni tash, ashtu edhe siq po duket ne baza ditore, do te shtohet mbi palen Kosovare per ta themeluar te famshmin asociacion. Pyetja themelore qe na mundon neve, opinionin publik eshte:
1. A do te formohet Asociacioni, "permes partnereve alternativ" te udhehequr nga Amerikanet?

2. Apo nuk do te themelohet fare, sepse eshte i pa-nevojshem per arsye se nuk ka te drejta qe Serbet (e Kosoves) i kerkojne e te cilat kushtetuta e Kosoves nuk i garanton (Ministrja e Jashme Donika Gervalla-Schwartz - Zeri online 24 Janar 2023). 

Argumenti i qeverise deri me tani eshte se Asociacioni ka vdeke me vendimin e gjykates kushtetuese me 2015 me arsyetimin se gjykata e kishte shpalle ate ne kundershtim me kushtetuten e Kosoves. Sipas eksperteve, asociacioni prap munde te themelohet duke i implementuar udhezimet e gjykates kushtetuese, apo duke themeluar ate ne pajtim me nenet kushteuese qe kane qene te cenuara me versionin e Thaqit/Mustafes. 
Dy peyetje tjera kerkojne sqarim:

E para, nese cfaredo ngrehine (me pelqen ta quaj keshtu, se asociacioni eshte nje e tille) themelohet, qofte edhe ne harmoni me nenet kushtetuese te cilat gjykata i ka verejte, a quehet apo jo asociacion? Nese po (e besoj qe po), argumenti i qeverise eshte i kote. Resepektivisht eshte hipokrizi! 

Ne kete rast pyetje shtrohet nese duhet kundershtuar ate (asociacionin e supozuar ne harmoni me nenet kushtetuese) madje edhe luftuar me cdo mjet qe te mos lejohet? Kjo dileme na detyron te japim nje pergjigjje, sepse nese kushtetuta e Kosoves ju ofron te gjitha te drejtat e nevojshme minoritetit Serb, pse te formohet nje ngrehine e tille? Pergjigjja eshte e thjeshte: sepse me te, pra me kete ngrehine (asociacion) Serbet marrin autonomi.

Te gjithe kundershtaret e VV-s dhe te Kurtit, duhet te i harrojne inatet personale dhe te mendojne racionisht rreth pyetjeve me siper, dhe nese jane te pajtimit qe 4 apo 5 % minoritet Serb meritojne nje autonimi te tille dhe me lidhje te forta me Beogradin. Te tjerat jane brrockulla! Ende ka kohe per te bere dicka!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco