Kush fitoi e kush humbi me Trustin?

Kush fitoi e kush humbi me Trustin?

Nga Fadil Maloku - 19/01/2023

(Ja një ad hoc analizë, për dukurinë e gjykimit dhe mendimit uniformues në Parlamentin e Kosoves)

1. Në kulturën dhe mentalitetin tonë, ende edhe si fah po edhe si mënyrë e sjelljes personale, fyerja, po edhe denigrimi publik i kundërshtarit (në kohën, kur ti ke një interes vital për verën dhe komunitetin përfaqësues) bëhen kontraproduketive! 

2. Qasje, kjo që u pa haptas edhe në debatet publike, midis deputetëve qeveritar dhe atyre opozitar që u zhvillua sot në aulën e Parlamentit të Kosoves! Në vendet demokratike, qasja e tillë nuk krijon as inate, as anonimizitete, e as stereotipizime ndaj kundërshtarit ideologjik, po as ndaj atyre klanor. Kjo ndodh vetëm në Parlamentet e tranzicionit...

3. Me mosvotim të parave të trustit, nuk e fitoj "betejen" Vetëvendosja, por, opozita e humbi rastin për ta rritur përkrahjen e publikut, ende të paemancipuar sa duhet  për t'i kuptuar trillet e politikës postmoderne. Kjo situatë e "turmës"  "inerte" dhe deputetëve (që e preferojnë shumë më shumë mendimin uniformues, se sa ate të lirë) injorant, do vazhdoj edhe për një kohë. Kam përshtypje, që përmbyllja me një Marrëveshje historike me Serbinë do e ndihmoj "shkurorëzimin" tonë nga qasja e tillë ndaj rivalëve politike, po edhe ndaj kundërshtarëve ideologjik...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco