'​Harrojeni se SHBA-të përmbysin Qeverinë për shkak të Asociacionit!'

'​Harrojeni se SHBA-të përmbysin Qeverinë për shkak të Asociacionit!'

Nga Dren Dushi - 16/01/2023

Lufta në Ukrainë u bë problematikë e madhe për Evropën, meqë Rusia ngopte industrinë e saj me naftë e gaz, por ngopte edhe me materiale tjera industriale të lëndës së parë. Por çdo luftë që prek interesat gjeo-strategjike të botës demokratike, që nisë në Washington e mbaron mbase diku këtu në Ballkanin tonë problematik, është një problem me të cilin më së shumëti merren, thënë thjeshtë; taksapaguesit amerikanë. 

Janë taksapaguesit amerikanë që financojnë sigurinë e NATO-s në masën pothuajse monopolitike, dhe, po analizove koston e luftës në Ukrainë, përsëri e njejta gjë, dominon fuqia ekonomike e SHBA-ve, mbështetja ushtarake shumë e kushtueshme, të cilën pra e paguajnë taksapaguesit amerikanë. 

Lufta në Ukrainë pra është një luftë e botës demokratike me botën autoritare, është luftë e vlerave të përbashkëta të lirisë, drejtësisë, dinjitetit të cilën e mbron SHBA, si lidere e botës demokratike. Së fundmi, liderja e botës demokratike i ka kërkuar Kosovës një gjë konkrrete, të cilën të gjithë ne e njohim, Asociacionin e Komunave Serbe, sipas marrëveshtjes së Brukselit, por ka precizuar edhe diçka shumë me rëndësi, respektin për Kushtetutën e Kosovës. 

Nga ajo që është e qartë, SHBA-të janë në një luftë indirekte me Rusinë, në Ukrainë. Ata po shpenzojnë shumë para, mjete ushtarake e çka jo, që ta ndalin çmendurinë ruse atje. Por SHBA-të po punojnë fuqishëm, e me menquri të madhe, edhe me diplomaci, që lufta në Ukrainë (Evropë) të mos shpërndahet tjetër kund, dhe misioni më hyjnor i ushtrisë më të fuqishme në Botë, pra ushtrisë së SHBA-së, është paqja dhe demokracia globale. Këtë e dëshmuan edhe në azi. 

SHBA-të nuk kanë vetëm ushtrinë më të fuqishme në botë, kanë edhe intelegjencën, ekonominë e çdo gjë. Dhe intelegjenca e tyre e njeh edhe Kosovën, e njeh shumë mirë edhe Serbinë, shumë më mirë se që e njohim ne madje që i kemi fqinjë. Askush në Kosovë, nuk duhet të ketë dilemë këtë gjë, askush nuk duhet të mendoj se SHBA-të nuk e njohin Serbinë, deri në themel. SHBA-të e dinë se populli shqiptar është i njësojt me popullin amerikan, amerikanët e dijnë se në Kosovë janë në shtëpinë e tyre, madje, mund të ndihem akoma më mirë se në shtëpinë e tyre, meqë populli shqiptar nuk i harron aleatët e aq më pak shpëtimtarët. 

Së fundi, SHBA-të kanë rritur presionin ndaj Kosovës, që ne të ndihmojmë, ata në cilësinë e liderit të botës demokratike, që në rajonin tonë të mos ketë nevojë për një luftë, të cilën ndonëse dihet kush e fiton, dihet edhe se kush do ta paguaj, pra do ta paguaj taksapaguesi amerikan. Presioni është i tillë që, kërkohet të respektohet një marrëveshje e Brukselit, ku u nënshkrua Asociacioni për Komunat Serbe, dhe dinjiteti amerikan shkon deri aty, sa që respekton shtetin tonë, duke precizuar tashmë në pothuajse çdo deklaratë të tyre, se fuqia më e madhe në botë nuk do lejoj që Kosova të bëhet një Bosnje e dytë, dhe se nuk do të kërkojnë që ne të shkelim Kushtetutën tonë. E ku ka garanci më të madhe në botë, se pikërsht shteti i cili e ka të bekuar Kushtetutën e vet, pra SHBA-të. 

Asociacioni i cili nuk e bën Kosovën Bosnje, nuk cënon Kushtetutën e Kosovës, merr garancën e liderit të botës demokratike për këtë, pra SHBA-ve, që ndihmon SHBA-të për misionin e tyre për paqe globale, dhe zhvillim të demokracisë, po është një kompromis i Kosovës, por ama është një kompromis i kërkuar nga ata që nga kanë bërë, dhe që na kanë kërkuar kompromise edhe në të kaluarën, por asnjëherë nuk na kanë dëmtuar. Aq më pak që, bashkë me planin Franko-Gjerman, po ashtu të ndihmuar dhe pranuar nga SHBA-të, Kosova ecën drejt finalizimit të shtetësisë, 

SHBA-të dhe populli shqiptar, janë në shërbim të së njejtës kauzë që nga koha e Presidentit idealist Wilson. Ne shpëtuam Shqipërinë bashkë me amerikën, shpëtuam Kosovën në kohën e Presidentit Clincton, bëmë pavarësinë në kohën e Presidentit Bush, dhe tash është koha që të ecim drejt marrëveshtjes finale dhe integrimit në Evropë në kohën e Presidentit, historik për shqiptarët, Joe Biden. 

Qeveria e Kosovës ka vepruar mirë në kërkesat e saja të vazhdueshme që Kushtetuta e Kosovës nuk duhet të cenohet nga Asociacioni i Komunave Serbe. Dhe këtë gjë e kanë respektuar SHBA-të, këtë gjë duhet ta respektojnë edhe serbët, të cilët herët a vonë do të bashkëjetojnë me ne siç bashkëjetojnë Polakët me Gjermanët. 

Viti 2023 duhet të na gjej me një rajon të paqes, duhet të na demokratizoj më tepër si rajon, të na përshpejtoj në integrimet evropiane, dhe këtë e bëjmë më së miri me ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të, por edhe punën që plani Franko-Gjerman të ecë drejt aplikimit të shpejt. 

SHBA-të nuk do të rrëzojnë kurrë Qeveri demokratike në Kosovë, SHBA-të janë vend demokratik, janë shoqëri demokratike, dhe ne i kopjojmë ata për këto vlera. SHBA-të janë miku më i madh që ka kombi shqiptar, dhe anasjelltas, interpretimet tjera janë të kota dhe shpesh mjerane në shërbim të kauzave të partive politike. Nuk ka Qeveri shqiptare që vihet kundër interesave të SHBA-ve, dhe nuk ka President të SHBA-ve që nuk e di për miqësinë shqiptaro-amerikane. Në Rambuje kishim një situatë të ngjashme, ne mbrojtëm interesat tona, por dëgjuam edhe këshillat e mikut të madh, nuk na ka rënë keq. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco