Punësohet në Harvard, refuzohet nga Universiteti i Tiranës!

Punësohet në Harvard, refuzohet nga Universiteti i Tiranës!

Nga Taulant Muka - 10/01/2023

Dje, pata nje telefonate me nje kerkues Shqiptare qe po ben studimet postdoktorature ne Universitetin e Harvard-it. Kishte mbaruar doktoraturen jashte vendit, me publikime ne revistat me prestigjoze ne fushen ku bente kerkim. 
Ishte kthyer ne Shqiperi pas doktoratures, dhe kishte aplikuar per pune si lektor/kerkues ne Universitetin e Tiranes. Universiteti i Tiranes e kishte refuzuar, pa asnje komunikim te qarte pse. I riu me pas kishte aplikuar per pozicione te tjera jashte vendit, dhe nder te tjera, u pranua ne Harvard, ku dhe ai punon aktualisht. 

Ky nuk eshte i vemti rast qe degjojme nga vendi yne per te rinj dhe te reja te suksesshem ne shkence qe institucionet tone universitare i refuzojne, nderkohe qe vendi yne ka shume nevoje per potenciale te reja dhe nje vizion te ri ne arsimin e larte dhe shkence. 

Ne rrugetimin per kthimin ne Shqiperi si akademik te shume te rinjve dhe te rejave qe kane studiuar dhe punuar jashte, ministria e arsimit te kerkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademik. 

Shkon ne Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider ne bote, dhe asnje prej tyre nuk te kerkon konvertim dhe njehesim diplome/titulli akademik. Vendi yne qe ka universitetet me renditjen me te ulet ne rajon dhe Europe, e kerkon! Çmenduri!

Nese e duam vendin tone, dhe duam zhvillim, duhet te fillojme te ndertojme politika qe lehtesojne, dhe jo bllokojne thithjen e trurit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco