Pse duhet kontroll naj komenteve në faqet e mediave dhe cilat janë pasojat e lejimit absolut të tyre?!!

Pse duhet kontroll naj komenteve në faqet e mediave dhe cilat janë pasojat e lejimit absolut të tyre?!!

Nga Idro Seferi - 10/01/2023

Bullizmi i djeshem ne internet per nje vajze te re ne Prishtine per shkak se mikson shqipen me anglisht me detyroj te hyje dhe te lexoj ne shume video komentet ne facebook neper media te ndryshme. 

Ne dhjetore isha ne Prishtine shkurt per te bere nje kronike per problemin me vizat ne Kosove. Mendova se ne Prishtine eshte me lehte te pyesesh qytetaret per nje problem qe megjithate e shqeteson nje shoqeri. Per te marre ate qe me duhej, pra dy voxe te hajrit ne shesh mu deshten rreth 1 ore.

Ne disa raste qytetaret me thane jo spo duam se po behemi viral. Kjo nuk ndodh ne kronikat e mia per shkak se si gazetar jo komercial kam per detyre te mbroje bashkebiseduesit nga bullizmi, perkatesisht nuk i transmetoj ato deklarata qe mund te behen te tilla per shkak se eshte pergjegjesi e imja qe ta mbroj ate qe nuk di te paraqitet ne media.

Gjithsesi, diskutimi mbi gjuhen shqipe duhet te ekzistoj ne nivele shume me serioze se sa rrjetet sociale. 

Por, po ashtu duhet te shqyrtohet edhe bullizmi online dhe edukimi i perdorimit te internetit qe eshte nje sfere me te cilen ne bote merren ekspert serioz. 

Ne dhjetor te vitit 2021 nje ngjarje e madhe u krijua ne Beograd pasi youtuberja Kristina Kika Djukic (21 vjec) beri vetevrasje si pasoje e bullizmit ne internet dhe per kete u hapen hetime, debate etj. 

Shumica e mediave ne bote i filtrojne mesazhet qe permbajne mesazhe denigruese ndaj personave ne video apo dhe autoreve te videove. 

Keshtu erdha deri tek nje video ku mbi 600 komente ofenduese, kercenuese, denigruese, fyese, komente te padurueshme vlonin ne video. 

Natyrisht ne webe nuk ka komente, por ne rrjete sociale. Portalet do te duhej ta kishin nje person te punesuar qe i filtron komentet dhe nuk i lejon ato. Natyrisht kjo nenkupton nje rroge shtese. Gjithsesi, Keshilli per media do te duhej te insistonte. 

Ja disa nga komentet qe lejohen ne media: 

Ky gazetar ma shka se shkau veq kshyrja ftyren,si me pa dal prej vorrit sefte
Shifne ket bire kurv gazetari ky lyp metja q.n gazetar i shitur he kti vuqiqka jaq.n.kti laperi

Sa ka meret gja vesh ktu sa po bajn bakikada e sa po shahen e sa po vrahen e ne fund po qihen nbyth bashk pu fara e shkavellave kosov e serbi

Pra, edhe pse ne rrjete sociale, megjithate faqet e mediave per dallim prej faqeve private kane pergjegjesi me kontrollu gjuhen ne internet.

E kuptueshme qe keto sharje krijojne me shume klikime dhe interaksion. Por, cfare ndodh kur ne asnje teme nuk ka debat mbi temen, por sharje anesore per protagonistet?

Mos te flas per gjuhen e paster shqipe te ketyre komentuesve!!!!

Mos me thoni qe nuk iu kam thene se protestat ne shesh nuk mjaftojne kur te ndodh rasti!!

P. S. Kush nuk me beson ju lutem provojeni e shkruani dicka te tille shembull ne The Guardian 🙂
Dite te mbare se ika me punu!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco