S'kan çka me i bo Gomarit, e turren, e i binë samarit

S'kan çka me i bo Gomarit, e turren, e i binë samarit

Nga Gëzim Mekuli - 09/01/2023

Vërejtje,
S'kan çka me i bo Gomarit, e turren, e i binë samarit
(Dy vajza shqiptare kritikohen për shijen muzikore!) 

Sikur norvegjezët t'a kishin hise një klasë politike, ashtu siq e kanë sot shqiptarët në Tiranë dhe në Prishtinë, këta do të Falimentonin, ashtu sikurse sot shqiptarët e shkretë.

Sikur Norvegjia të kishte televizionin publik NRK, ashtu sikurse që e kanë sot shqiptarët në Tiranë, TVSH-në, dhe ashtu siq e kanë sot shqiptarët në Prishtinë, RTK-në, shumica dërrmuese e norvegjezëve do të mburrej me anglishten (me najs-najsa, kull-kulla, okej okeja surpriza-surpriza etj.,etj.,); njashtu, krejt njashtu siq mburren sot shqiptarët e shkretë. 

Qebesa skandinavëve t'ftohtë, sikur t'a kishin hise propagandën e RTK-së dhe TVSH-së, qind për qind, edhe do t'ju vinte marre, shumë marre të identifikohen me identitetin e tyre norvegjez, ashtu sikurse që (goxha do) shqiptarëve, sot, po ju vjen marre, shumë marre, me u shprehë, me u tregu, me u dokë e me folë në gjuhën e bukur shqipe; medemek mos me u dok si "katundar!"

Sikurse norvegjezët të kishin mësuesit dhe mësueset, ashtu sikurse që i kanë sot rinia dhe fëmija në Prishtinën dhe Tiranën e shkretë, shumë norvegjezë do të mendonin se vendi i tyre është 'Bagël e M*t,' e krejt tjera vende dhe tjera shtete janë Mjaltë, Parajsë e Marmelatë; medemek Selamet!

Sikur media norvegjeze, pra sikur arti, filmi, muzika, teksti i këngës, libri, (libri shkollor, poashtu) teatri dhe pamorja, të ishte sikurse e shqiptarëve t'pafat të Tiranës dhe t'Prishtinës, edhe rina e shkretë norvegjeze do t'a përbuzte kulturën, e do t'a përjashtonte gjuhën dhe identitietin norvegjez; bash njashtu si shqiptarët e shkretë.

Të dashur lexues,
Të nderuara lexuese,

1. Pse po i bini n'qafë rinisë? 
2. Pse po i bini samarit e jo Gomarit? 
3. Pse e kritikoni mentalitetin e sertë, e t'qoroditum, mentalitet që u krijua dhe u ushqye nga klasa e mjerë politike, akademike, nga RTK-ja, TVSH-ja dhe nga cubat ekonomik?

Apo ndoshta unë, ti, ai, ajo, NE, të Gjithë të shkretët NE, jemi prodhim i rrethanave politike dhe sociale: Ndoshta s'dimë më mirë, s'kemi dëgju ma mirë, s'kemi shiju ma mirë e s'kemi pa ma mirë;
Ne, prodhim i medias e i politikës t'prisht; prodhim i dreqit e t'birit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco