Çka po përgatit Presidenti serb ?

Çka po përgatit Presidenti serb ?

Nga Drizan Shala - 24/10/2022

Shkrun Drizan Shala

​Dje patë një takim në mes Drejtorit të BIA-së dhe Presidentit serb në lidhje me informimin mbi gjendjen e sigurisë , me theks të veçantë Kosovën.

Brenga e sigurisë në Kosovë do të duhej të kalojë neper këto pika :

🚩A ka planë që Beogradi përmes grupeve kriminale të nxisë veprime kundër institucioneve të Kosovës në lidhje me mos zbatimin e regjistrimit të automjeteve që i kalon me 31.10.2022 ?

🚩A ka planë Beogradi që nga pika e parë të angazhojë struktura paralele të sigurisë që veprojnë në Kosovë të mundësojnë grupet kriminale mbështetje logjistike në ketë planë ?

🚩A ka të projektuar Beogradi që hapë i tret të një skenarit të jene edhe veprimet politike pas datës 31 tetor në nivel lokal përmes ASK-së ?

Kjo mbetet të shihet .

🏴Nëse Aleksandër Vuçiqi e pranon propozimin franko/gjerman , që qendër e ka modeli e dy gjermanive athere problemi është në vend numëro në aspektin juridik / politik / ekonomik për Kosovën ?

🏴Presioni është i lartë në drejtim të Kosovës dhe për kete qeveria do të kërkojë një partner të ri për qeverisje dhe kalim të kësaj situate me rastin e nënshkrimit dhe pranimit të propozimit franko/gjerman.

🏷Kush do të jete partneri i "ri" i qeverisë ?

Propozimi :

🔐Do të jete situata e rend nga propozimi që mund të prodhojë lëndim " cenim,shkelje" të rendit kushtetues, atëherë të shkohet në zgjedhje nacionale me të vetmin pik :

A duhet nënshkruar marrëveshja finale propozimi fanko/gjerman apo propozimi i ish presidentit amerikanë Trump me njohje reciproke përmes fushes ekonomike.

Kjo mbetet të shihet .

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco