Koha për kompromis

Koha për kompromis

Nga Islam Lauka - 22/10/2022

Koha per kompromis

Para, rreth nje muaji, u be e ditur se Franca dhe Gjermania kane ndermarre nje nisme per normalizimin e shpejte te marredhenieve midis Kosoves dhe Serbise. Thelbi i saj eshte ky:
Serbise i kerkohet qe te "pranoje ekzistencen e Kosoves si realitet i veçante politik e legal", por pa e  detyruar qe ta njohe ate formalisht. Ne kete kontekst, Beogradi nuk duhet te kundershtoje anetaresimin e Kosoves ne organizatat nderkombetare. Neqoftese Serbia pajtohet me kete propozim, ajo do te kete  ndihma masive, ekonomike dhe financiare nga Brukseli dhe do ta kete te hapur rrugen per anetaresim ne BE.
Kosoves i kerkohet qe te heqe dore nga njohja fomale e Serbise dhe si shperblim do te marre njohjen e menjehershme nga 5 vendet e BE-se, te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven, si dhe do ta kete te lire rrugen per anetaresim ne strukturat euro-atlantike dhe organizata te tjera nderkombetare (por, ne fazat e para, jo ne OKB).
Ne gjykimin tim, ka ardhur momenti qe Kosova ta marre shume seriozisht kete nisme, ta studjoje me pergjegjesi shteterore dhe kombetare dhe t'i thote po kompromisit te propozuar. 
Me poshte, argumentet e qendrimit tim:
1.Asnje shtet, aq me pak Kosova me subjektivitet te cunguar nderkombetar, nuk e ka luksin te arrije nje kompromis plotesisht ne favor te tij dhe ne dem te kundershtarit, perndryshe ai nuk do te quhej i tille, por fitore e njeres pale mbi tjetren. Por ka kompromise e kompromise. Te mos harrojme se para pak kohesh na eshte propozuar nje kompromis i rende- dhenia e territorit tone Serbise, pranimi i te cilit do te ishte fatal per shtetesine e Kosoves. Ai duhej refuzuar dhe Kosova me durimin e saj strategjik dhe ndihmen e miqve arriti ta shmange ate rrezik. Eshte shume pozitiv fakti qe nisma franko-gjermane e perjashton ate.

2.Natryrisht, do ishte mire njohja formale e Serbise, e cila do te pershpejtonte shume procese, perfshire anetaresimin ne OKB (megjithese jo i sigurte, per shkak te interesave ruse dhe vetos se saj). Por as njohja e Beogradit, as anetaresimi i Kosoves ne OKB nuk jane te natyres ekzistenciale per te. Nderkohe qe, sipas mendimit tim, njohja nga 5 vendet e BE-se dhe hapja e rruges se anetaresimit ne strukturat euro-atlantike, jane me rendesi jetike per Kosoven dhe te ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Me anetaresimin ne NATO dhe BE, njohja formale e Serbise do te shfaktorizohej shume.

3.Agresioni rus ne Ukraine dhe, per pasoje, rritja e shqetesimit perendimor per fatet e paqes dhe te sigurise ne Ballkanin Perendimor, ne Europe e me gjere, i ka bere bashke, si kurre me pare, te pakten qe pas "luftes se ftohte,  Brukselin dhe Uashingtonin.  Ndaj, nisma franko-gjermane gezon mbeshtetjen e plote zyrtare te SHBA, ndryshe, psh, nga qendrimet diverguese te paradokohshme per reciprocitetin apo tezen e shkembimeve territoriale.

4.Pranimi i nismes se Berlinit dhe Parisit i heq Moskes nje nder levat kryesore,  me te cilen ajo mban pas vetes Serbine- Kosoven.

Nuk ka asnje garanci qe pranimi i kompromisit nga Prishtina , do te beje qe edhe Beogradi te veproje ne te njejten menyre. Por, te pakten, Kosova e nxjerr veten te lare dhe pergjegjesia e bllokimit te procesit te normalizimit i mbetet Serbise dhe pasojat e ndeshkimit te parashikuar ne nismen franko-gjermane, do te bien mbi te.

Mendoj se ne kete moment historik, pozita dhe opozita ne Kosove duhet te jene te bashkuar. Ne kete kuader, mbeshtes konstruktivitetin e AAK-se dhe z. Haradinaj dhe iu bej thirrje z. Abdixhiku dhe z. Krasniqi t'i pergjigjen pozitivisht fteses se Kurtit per te biseduar rreth kesaj nisme. Serioziteti dhe kompleksiteti i saj kerkojne bisedime konfidenciale midis te gjithe faktoreve politike, ashtu si edhe diskutime te hapura ne Kuvendin e Kosoves, pse jo edhe ne publik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco