Shkarkimi i rektorit Sahiti është i duhuri

Shkarkimi i rektorit Sahiti është i duhuri

Nga Imri Demelezi - 21/10/2022
Si i angazhuar në Arsimin e lartë nga 2010 e deri tani dhe njohës i sistemit manipulues brenda UP (pasi kam vetë kam bërë denoncime nga 2013, 2016-17...) shkarkimi i rektorit është i duhuri dhe pastaj denoncimi do duhej të ishte hapi i radhës. 
Denoncimi pranë institucioneve relevante, për dëmet e shkaktuara gjatë viteve, ndaj UP-së dhe shoqërisë, është rruga e duhur dhe e vetmja që duhet ndjekur.
Sigurisht, implementimi strikt i rregullave transparente dhe avancuese për UP-në (dhe tjera Univ.) është e vetmja rrugë për të vendosur personat e duhur, të cilët duhet të I shërbejnë vetëm vendit, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara dhe aktivitete tjera pozitive për IAL, që shkojnë përtej atyre të paracaktuara. 
Denoncimi i keqpërdorimeve duke filluar nga auditimi i projekteve, paaftësive/ "parazitizmit", normave e mbinormat, pronat, plagjiaturat, verifikimi i dosjeve (dhe atyre të humbura,  mos hapja  (ruajtja për akrabanë, klikën etj.) e pozitave e manipulimi me ato të hapurat, mungesa e vullnetit për të zgjidhur problemet, investimi dhe rezultati cilësor (jo vetëm shpenzimi), investimi në kuadro të reja e me përvojë nga jashtë, etj. etj. janë shumë punë që duhet bërë menaxhmenti i ri.
Kështu ruhet integriteti i profesoriatit, shtohet vullneti për të studiuar dhe shihet efekti në shoqëri dhe zhvillimin e vendit!
Një person kyq me pozita gjatë viteve të degradimit nuk mjafton të mos bëjë skandale, sepse i mjafton të ruan ata/o të bërat të mos i dalin! Por duhet vërtetë të bëjë ndryshimet në institucionin që i është besuar dhe ato të pasqyrojnë në shoqëri.
*edhe gjatë konkurseve të fundit ka pas manipulime, andaj mos të luajnë "viktimën" apo bashkë-keqëbërësin mos të e bëjnë kinse "viktimë".
* kur të denoncojnë në prokurori, kujdesuni që prokurorët mos të bëjnë pazare me u bërë prof.univeristar.
#Arsimi është e ardhmja e vendit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco